Parku Kombëtar Theth

Parku Kombëtar Theth

Historia e Parkut Kombëtar Theth

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 96, datë 21.11.1966, zona malore e Thethit, me sipërfaqe 2630 ha, nga e cila 1680 ha pyje dhe pjesa tjetër kullota dhe sipërfaqe shkëmbore, shpallet “Park Kombëtar” dhe administrohet nga D.SH.P, Shkodër.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 96, datë 21.11.1966, zona malore e Thethit, me sipërfaqe 2630 ha, nga e cila 1680 ha pyje dhe pjesa tjetër kullota dhe sipërfaqe shkëmbore, shpallet Park Kombëtar dhe administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër.

Mjedisi fizik dhe Pozita gjeografike.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike

më e rëndësishmja e zonës veriore, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ai bën pjesë në komunën e Shalës, të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore të dy blloqeve më të sipërme, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërseritshme të tilla si: maja e Radohimës, (2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m), Alisë (2471 m),etj. Në lartësitë 750-800 metër, poshtë në luginë shtrihet fshati piktoresk i Thethit.

Veçoritë gjeologjike: Thethi gjendet 172 kilometra larg Tiranës, nga të cilat, 148 kilometra janë të asfaltuara, ndërsa 24 kilometrat e fundit janë të paasfaltuara.Lugina e lartë e Thethit është një nga zonat më të veçanta të turizmit malor shqiptar, nga më të përmendurit edhe nga të huajt. Në zemër të alpeve veriore, mes shkëmbinjeve historikë, gjelbërimit verbues dhe burimeve të kristalta kjo luginë e rrallë figuron rreth 900 metra mbi nivelin e detit.

Në park dallohen dy sektorë!

Theth-National-ParkSektori i sipërm është shumë më tepër i thepisur, gjë që lidhet me përbërjen e tij prej gëlqerorësh masiv të dolomitizuar. Pikërisht ky dolomitizim kushtëzon zhvillimin intensiv të tjetërsimit fizik të tyre, në kushtet e veprimit të fuqishëm proçesiv, ngricave dhe dëborës, të cilat janë të pranishme në pjesën më të madhe të vitit dhe të ndryshimeve të shpeshta të temperaturës. Në këto kushte litologjike dhe klimatike, aty zhvillohet copëtimi i shkëmbit rrënjësor dhe rrëzime gravitacionale të materialeve copëzore. E gjithë kjo ka për pasojë formimin e majave dhe të kreshtave të thepisura dhe natyrisht, mungesën e plotë të bimësisë dhe të mbulesës së tokave.

Sektori i poshtëm ka pjerrësi më të vogël, duke shënuar kështu një thyerje të dukshme të profilit të shpatit, një shkallë në këtë profil. Formimi i kësaj shkalle lidhet me ndryshimin e karakterit të gëlqerorëve, nga masiv në shtresorë, me shtresa shumë më të holla. Këta lloj gëlqerorësh janë më pak të dolomitizuar dhe më të tretshëm. Për pasojë, në krahasim me sektorin e sipërm, zvogëlohet pjerrësia e shpatit, por përsëri ajo mbetet më e madhe se e pjesës fundore, e përbërë nga terrigjen rreshpor, me pjerrësi shumë më të vogël. Është kjo arsyeja që në sektorin e poshtëm të kreshtave rrethuese, proçeset e rrëzimeve gravitacionale zhvillohen me intensitet shumë më të vogël. Ndërkohë, në këtë sektor edhe proçeset e tjera erozivo-denuduese kanë zhvillim më të vogël. Kjo ka bërë që në këtë sektor të shtohet gradualisht bimësia deri sa merr formën e pyjeve masive të ahut, halorëve dhe dushkut.

Veçoritë e relievit. Parku shtrihet në luginën e lumit të Thethit. Shpatet malore kanë pjerrësi të madhe dhe të thyera me kënde16º-35º, por ka raste edhe të pakalueshme 45º-60º e deri në 90º. Lugina ka formën e një grope, e modeluar nga veprimtaria akullnajore. Lumi i Shalës ka formuar tarraca në dy anët e tij dhe një zallishtore.

Veçoritë klimatike. Parku ka klimë të ashpër në dimër me rreshje dëbore që shkojnë nga 1.5 m në pjesët e ulta e deri në 3 m në pjesët e larta. Parku ka mesatarisht 2900-3000 mm rreshje shiu në vit. Temperaturat luhaten nga +20ºC deri +26ºC në qeshor dhe shkojnë deri në -14ºC deri -20ºC në dimër.

Thethi-NatureVeçoritë hidrografike. Në Okol buron lumi i Thethit, i cili pasi bashkohet me përroin e Kapërres në fshtin Ndërlysë, formojnë lumin e Shalës, i cili derdhet në Drin. Lumi i Thethit është i kthjellët e i shkumëzuar, me prurje 1000-1300 l/sek e temperaturë mesatare të ujit 7ºC, dhe është i pasur me troftën e malit. Parku ka përrenj të shumë si ai i Dhenve , i Gurrës, i Shkafit, etj. Gjithashtu ka dhe burime të shumta si në Okol, Nikgjonaj, etj. Egziston një mrekulli në Theth që e quajnë Ujëvara e Grunasit e cila ka një lartësi mbi 30 m të rrënjës së ujit .Një tjetër ujëvarë në Theth është dhe Ujëvara në Gjeçaj e cila ka nje lartesi mbi 24 m të rrënjës së ujit nga një grykë shkëmbore.

beautiful-point-view-from-the-garden,-alps-in-albaniaVeçoritë e tokave. Parku shtrihet në toka të murme pyjore, mbi të cilat janë të vendosura pyjet e parkut, dhe pjesërisht në tokat livadhore malore, mbi të cilat janë të vendosura kullotat alpine. Në pjesën jugore të parkut është i formuar kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë, 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra deri në 30-40 m i gjerë. Në Theth ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinj të vegjël dhe një hidrocentral funksional. Në periudhën maj – shtator Thethi vizitohet nga 5000–10.000 turistë të huaj dhe pothuajse të gjithë vizitojnë kanionin e famshëm të Grunasit.

Mjedisi-biologjik dhe Flora në Parkun Kombetar Theth

Parku është kompleks, me larmi habitatesh dhe tipe vegjetacioni, ku pjesën më të madhe e zënë ato të pyjeve të ahut (Fagus silvatica), por ka dhe formacione shkurrore me mbizotërim të boronicës (Vaccinium myrtilus) apo kullota alpine (Poion alpinae), të cilat bashkëshoqërohen dhe me shkurre xhuxhe dhe të zonave alpine si: (Juniperus communis nana; Juniperus sibrica.), driada tetëpetalshe (Drias octopetala), etj. Në park rriten rreth 1500 lloje bimësh, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e florës së vendit tonë. Nga bimët, rreth 100 lloje janë bimë mjekësore dhe tanifere shumë të dobishme ndërsa rreth 70 lloje bimësh janë të rrezikuara për zhdukje. Nga shoqërimet më të zakonshme të Fagion illyricum janë: Fagetum oxalidosum, Fagetum vaccinosum, Tremuleto-Fageto asperulosum, Fageto-allietosum ursinum, etj. Për t`u vlerësuar janë prania e drurit relikt të tisit (Taxus baccata), brenda katit drunor të pyllit të ahut, megjithëse në ekzemplarë të rrallë, si dhe bimët endemike (Ëulfenia baldacci; Viola dukagjinica; Lilium albanicum.), dhe bimët subendemike (Aquilegia dinarica dhe Teucrium arduin). Në Theth gjendet edhe Gentiana, lulja që përdorte mbreti Ilir Genti në mjekësi.

Në parkun e Thethit dallohen 3 kate bimore:

Kati i dushkut, shtrihet në lartësi 600-800 m dhe takohet në fundet e shpateve malore si në Fushë të Thethit, Gjelaj, etj. Ndër bimët më të rëndësishme të këtij kati janë: qarri (Quercus ceris), mëlleza (Ostria carpenifolia), shkoza (Crapinus orientalis), frashëri i bardhë (Fraxinus ornus), thana (Cornus mas), etj.

Thethi-PanorameKati i ahut shtrihet në lartësinë 700-1900 m. Si pasojë e kushteve të përshtatshme klimatiko-tokësore të favorshme, pyjet e ahut zënë pjesën më të madhe të parkut. Ndër bimët më të rëndësishme të këtij kati janë: ahu (Fagus silvatica), bredhi i bardhë (Abies alba), panja e malit (Acer pseudoplatanus), etj. Kati i kullotave alpine shtrihet në lartësitë 1900-2300 m mbi nivelin e detit. Ky kat përbëhet nga bimë barishtore dhe pak shkurrëza siç janë : dëllinjat (Juniperus), shelgjet (salix), etj. Ndër bimët më të rëndësishme të këtij kati janë: flokëzi (Poa alpina), pirrgjaksja (Sesleria nitida), bishtpelza (Festuk sulkata), asteri (Aster alpinus), tërfili i alpeve (Trifolium alpestre), thuepule (Lotus cornicultus) etj. Për shkak të largësisë nga zonat e mëdha të banuara, gjendja e pyllit të ahut është përgjithësisht e mirë. Por ka pasur dhe raste të dëmtimit nga zjarri, prerja, etj.

Në vende të sheshta me një farë shtrese toke e me lagështi mesatare me PH acid takohet xhufka, vlera ushqyese e së cilës është e dobët dhe kafshët nuk e hanë.

Mbulesa bimore e kësaj pjese është e hapur, e ulët dhe relativisht e rrallë, prandaj dhe vlera ekonomike e këtyre kullotave është e pakët.

Karakeristike për thepat e Thethit në lartësi mbi 2300 m, mbi nivelin e detit, është dhe prania e kërlekës ose centinaku (Pinus mughus), një lloj pishe në formë shkurreje me gjatësi deri në 3 m.

Fauna e parkut është e pasur dhe e larmishme. Ka rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh. Rëndësi paraqesin gjitarët dhe shpendët e lidhur me pyjet e larta dhe ekosistemet malore e alpine. Ndër gjitarët më të mëdhej të parkut janë: ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), Rrëqebulli (Lynix lynix), dhia e egër (Rubicapra ribicapra), dhe kaprolli (Capreolus capreolus), etj.

Në pyllin e lartë nga shpendët mbizotërojnë kryesisht pjestarët e familjes së Fragillidae (4 lloje), dhe Paridae (4 lloje). Përbërës të tjerë më të rrallë janë elementë tipik të pyllit të lartë si: qukapikët (3 lloje), zvarritësi i drurëve (Sitta europea), etj.

Në katin e shkurreve hasim lloje të tjera si: gushkuqi (Erithacus rubecula), mëllenja (Turdus merula), larashi kurrizkuq (Lanus collurio), etj. Gjendja e përgjithshme e habitateve është relativisht e mirë.

Pjesëmarrja e popullsisë lokale në menaxhim. Megjithëse në kushte social-ekonomike jo të mira, popullsia vendase mban një qëndrim kritik ndaj çdo ndërhyrjeje apo veprimi, i cili dëmton parkun dhe ka raporte të mira bashkëpunimi me personelin pyjor të zonës. Kjo është rezultat edhe i veprimtarive ndërgjegjësuese të zhvilluar nga shoqata mjedisore vendase dhe të huaja, të cilat vitet e fundit kanë qënë aktive në zonë. Ka prirje për levizje të popullsisë vendase për në zonat fushore, por gjatë verës ata rikthehen për pushime, si dhe kanë filluar të ofrojnë kushte për zhvillimin e turizmit familjar. Në përgjithësi kushtet e jetës në familjet vendase janë të favorshme për një turizëm të rehatshëm dhe të qetë.

Habitatet natyrore.

Rajoni i Thethit karakterizohet nga një larmi e madhe habitatesh, si pyll ahu, rrobulli dhe shkoze:

Livadhe subalpine;

Shpate të thepisura gëlqerore e gropa nivale.

Përrenj me zallishte e çakëllishte dhe ujë lumi;

Shpella e gjysëm shpella.

Toka të lagështa dhe toka bujqësore.

Festat fetare ne Theth

Festat fetare ne Theth

Festat fetare ne Theth

Thethi është një fshat me 100% të banorve të besimit Katolik dhe ka 2 festa të fetare të cilat festohen sipas traditës Shqiptare

15 Gushti është festa e Zonjës Mari (Shën Maria)

Moms-Influencer-Asymmetry15 Gushti është festa e shën Marisë dhe festohet nga Thethi, e cila quhet edhe festa e bijave të cilat janë të martuara larg fshatit, dhe në këtë datë ata kthehen në familjen ku u rritën së bashku me fëmijët e tyre, për të festuar zbrtijen e prenderve nga bjeshka.

 

 

26 Dhjetori është festa e Shën Gjonit

st-john-Shala26 Dhjetori është festa e Shën Gjonit e cila edhe quhet festa e shën Gjonit të fisit të Shalës, ku  festohet nga banorët e Thethit duke qënë se Thethi është një nga fshatrat e Shalës. Miqet që ishin nga fiset e tjera të Dukagjinit vijnë për të festuar, kryesisht Shoshi, Pulti, Nikajt, Meturi dhe nga zona e Kelmendet të cilët vijnë nga fshatrat e tjerë. Shën Gjoni është një nga festat më të rëndësishme të Shalës dhe festohet në një mënyrë shumë të bukur.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Zakonet vendase, mitet dhe legjendat

Zakonet vendase, mitet dhe legjendat

Until recently the mountain regions of northern Albania were isolated not only in terms of geography and communication. In matters of jurisprudence, too, the region was literally a law to itself. Ottoman jurisdiction never prevailed here. Instead, the Code of Lekë Dukagjin was in general use, a set of traditional laws passed on from one generation to another and not codified, written down and printed until 1933. The laws of the Kanun of the mountains are still perpetuated and partially observed by the local populace today. The 12 chapters of the code cover all key areas of life, including marriage, transfer of property, honor, and criminal law. The legal framework is based on the concepts of family honor and breaches thereof. The patriarchal social structure gives the head of the family extensive powers and authority that include the imposition of punishments. The Kanun reflects the austere, ethnic reality of the mountain dwellers, aspects of which are still occasionally visible to visitors even today. It is thought many customs possibly have pre-Christian roots, demonstrating the ancient origins of some elements of the Kanun.
Myths and legends were once part of an oral tradition, performed by singers to the accompaniment of the lahuta, a one-stringed musical instrument, and adapted textually to suit the occasion. Although mostly unable to read or write, the singers could recite thousands of verses by heart. Perhaps the best known is the Këngë Kreshnikësh cycle, which recounts the heroic deeds of Gjeto Basho Mujo and his younger brother Halili in the frontier lands occupied by Austria-Hungary, the southern Slavs and the Ottoman Empire. Similar to Homer’s epic poems, the tales are probably based on historic events (in this case dating from the seventeenth and eighteenth centuries), which over time have been the subject of fanciful embellishment. This is evident, for example, in the most recent songs, where Mujo appears as a sort of demi-god with the powers to summon to his aid the three ores (derived from the Greek ‘Horai’, literally ‘Hours’).
The zanes are still present in northern Albanian folklore, appearing in various guises depending on the region. The zana of Nikaj was dark; that of Shala was said to be mail; one feature they all had in common was the fact they lived in the mountains or in caves.
The moon also played an important role in everyday life. Sowing was timed to coincide with a waning moon, which was also the best period for cutting hair (if premature grayness was to be avoided). Full moons were a time for marriage since this was auspicious for starting a family.
The Franciscan friar Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) not only collected the epic verse of the mountains of Albania; he also codified the Kanun, which until that time existed only as an oral tradition, thereby rescuing these works for posterity.

Qafa e Valbonës

Nje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Kalimi Valbonë – Theth

Thethi TrailNje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Qafa malore qe lidh Thethin me Valbonë e merr emrin nga kjo e fundit, Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 mt, mbi nivelin e detit e rrethuar nga maja të tjera me të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.

Shtegu i kalimit këmbesor fillon egzaktesisht në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam i Shalës, në pjesen e siperme të lugines së Valbonës dhe konsiston ne 9.5 km shteg nga kjo pikë e deri ne Gjelaj e Thethit (fundi shtegut te shenuar me viza bardh e kuq).

Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahet, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë. Ajo që duhet thenë ështe se nëse e filloni ecjen nga Valbona ky itinerare ështe më i lehtë për tu pershkruar. Kjo pasi ka një disnivel më të vogel për të pershkuar (rreth 630 mt) nderkohe qe disniveli nese fillohet nga Thethi eshte rreth 850 mt nga Thethi në qafë.

Ecja drejt Qafes se Valbones mund te filloje nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbones ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.

Qafa e Valbones mund te arrihet në 2.5 – 3 orë, bashke me ndalesat, nga cilido krah që ta nisesh ecjen tënde.

Në total ky shteg merr 6-7 ore ecje në total.

Niveli i veshtiresise: Moderate

Burimi i Valbones

Gjate ngjitjes së shtegut për në Qafën e Valbonës, pas rreth një ore ngjitje e nje niveli të moderuar veshtiresie, do te arrijme vend-ndalesën e pare të pushimit, prane Simoni Kafe, ku gjendet dhe burimi kryesorë i lumit të Valbonës. Ky burim gjendet ne lartesine 1528 mt, nuk shterron asnjehere, dimer as verë, ku furnizon edhe Ujvarën e Valbonës, në Rragam vetem pak metra me poshte në nivel.

Ky burim sherben si vend pushimi për ecjen tuaj malore që e bejne kalimin e Qafës së Valbonës dhe për të rimbushur ujë gjithashtu. Edhe nga krahu tjeter i Parkut Kombetar te Thethit gjendet një burim tjeter qe sherben gjithashtu si vend-pushimi dhe rimbushje e ujit. Kjo lehteson peshen dhe sasine e ujit qe çdo person duhet të ketë me vete gjatë kësaj ecjeje malore.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Historia e Popullsisë së Thethit

Historia e Popullsisë së Thethit

Thethi për herë të parë në dokumenta del në vitin 1485, me emrin  Fusha dhe kishte  7 shtëpi “Defteri i rregjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit  1485, vellimi I-rë, botim i 1974,fq.150” Në vitin 1987 kishte 147 shtëpi me 1300 banorë; dhe në vitin 2000 numërohen 74 shtëpi me 650 banorë.

Në Theth mund t’i gëzohesh jo vetëm natyrës së bukur, por edhe historisë, zakoneve, dhe mënyrës së jetesës, sa të vështire aq edhe fisnike.

Të huajt befasohen nga forca, karakteri, dashamirësia, sinqeriteti dhe ëmbëlsia e këtyre malësorëve që trashëgojnë forcën nga të parët, integrimin, socializimin nga etja për të qenë një popull i barabartë mes popujve. Ata tejçojnë  pasuri shpirtërore tek çdo turist që viziton zonën e tyre të dashur. Legjendat dhe gojëdhënat janë ruajtur dhe përcjellur brez pas brezi në këtë luginë kaq të jashtëzakonshme me të panjohurat mistike që fsheh ndër shekuj. 

Me interes te veçantë vrojtohen edhe kostumet tradicionale të Thethit, të veçanta për nga menyra e ndërtimit. Xhubleta shumëvjeçare e stolisur bukur nga duart e grave të Thethit, përçon fisnikëri në trupat si selvi të grave dhe vajzave Thethiane. Po kaq interesante dhe e bukur është edhe veshja elegante e burrave dhe djemve të Thethit që janë tirqit me xhamadanin e burrave kreshnikë të kësaj malesie, që tingëllon si legjendare. Pothuajse të gjithë të rinjtë e Thethit janë me arsim të mesëm dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre me arsim të larte dhe me tituj shkencorë në Universitetet e vendit dhe ato të huaja.