Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Ujvara e RragamitBurimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes.

Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht.

Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen.

Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.

Liqeni Xhemes ne Luginen e Valbones

Liqeni Xhemës në Luginën e Valbonës

Xhema’s Lake is a natural lake placed within Valbona National Park

Liqeni Xhemes eshte nje liqen natyrore i vendosur ne hyrje te zones se banuar te fshatit Valbone, pjese e Parkut Kombetar te Valbones. Ky eshte nje atraksion i arritshem nga cdo grupmoshe, i shkalles se veshtiresise “i lehte”, i pershtatshem per nje ecje me familjen apo per nje shetitje pasditjeje – para darke.

Ne hyrje te lugines, buze rruges nacionale te asfaltuar, ju gjeni tabelen orientuese dhe mund te ndiqni shtegun ne menyre autonome edhe pa ndihmen e nje guide. Shtegu kalon permes pyllit te gjelberuar ne pranvere apo atij te kuqerremte, te arte ne vjeshte.

Liqeni furnizohet nga nje burim i tij nga toka dhe ka nje ngjyre blu te magjishme ne pranvere. Ne periudhen e gushtit ai thahet dhe e humbet magjine e tij duke u kthyer pak a shume ne nje mocal. Gjithesesi, ecja deri ne kete destinacion ne zbulimin e natyres ne pergjithesi ja vlen ne cdo stine.

I arritshem nga cdo bujtine e zones ne harkun kohore prej 15-45 min maksimumi nga bujtina me e larget.

Contact us

Would you like to visit this destination?

We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com