Duke nisur nga €50/person

Tur 1 ditor me fouristrade

Te pergjithshme

Ky tur eshte nje pergjigje ndaj kerkeses se atyre personave aventurier qe do donin mos te humbisnin kete destinacion unik edhe pse kohen e kane te limituar. Thethi eshte nje thesar i vendosur ne zemer te Alpeve Shqiptare me atraksionet e tij magjepsese sic jane ujvara, kanioni, syri i kalter Kulla e Ngujimit, Kisha e Thethit dhe kurora e majave perreth lugines. Shume nga keto destinacione mund te shihen brenda dites me ndalesa te shkurtra. Tur i pershtatshem per grupe te vogla, familje apo udhetar te vetem.
Ne ju ofrojme mundesine e personalizimit te turit ne varesi te nevojave tuaja per familjet me femije apo grupe me persona te moshes se trete.

Perfshihen

  • Tur Privat
  • Transport me 4WD
  • Guide/Shofer
  • Nafta
  • Leje hyrje ne Parkun e Thethit

Nuk Perfshihen

  • Dreka
  • Pijet/kafet
  • Bakshishet

NISJA & KTHIMI

Nisja dhe Kthimi nga Teatri Migjeni, Shkoder.
Pick-up nga cdo hotel i qytetit;
Orari i nisjes: rreth ores 07.00 AM
Orari i kthimit: rreth ores 07.00 PM
Kohezgjatja: 10-12 ore.

Itinerari

Gjate ketij turi nje ditor ne Theth ju do te vizitoni keto atraksione sipas kesaj rradhitjeje:
-Kalojme permes fushave me lavande dhe sherebele ne Koplik;
-Ndalese e shkurter per foto ne ballkonin e xhamit mbi luginen e Boges;
-Pushim i shkurter kafeje ne Qafe Thore, 1700 mt lartesi, pike panoramike.
-Ndalese e shkurter prane lapidarit teEdit Durham;
-Ndalese ne Nderlysa, Vaskat e Gurit;
-Ecje per tek Syri i Kalter 50 min vajtje;
-Ecje per tek Kanioni dhe Ujvara, 45 min vajtje;
-Pushim dreke (jo e perfshire) prane nje restoranti lokal apo pik-nik sipas zgjedhjes tuaj;
-Vizite kultorare prane Kishes dhe Kulles se Ngujimit.

INFORMACIONE SHTESE

Ky tur mund te organizohet me NISJE edhe nga qytete te tjera si Velipoja, Tirana, Durresi, me nje kosto shtese per transportin, duke qene te ndergjegjshem per nje kohezgjatje me te madhe te turit ose reduktim te atraksioneve per tu vizituar.
Shenim: pasi te kryhet rezervimi, nje dite perpara dates se nisjes do tju dergojme te dhenat e Shoferit/Guide dhe organizojme takimin.

ANULLIMI

Anullimi falas deri ne 24h perpara nisjes se turit.

ÇMIMI

Cmimet per 2-3 persona, 85 Euro/Personi

Cmimet per 4-8 persona, 60 Euro/Personi

Cmimet per 9-10 persona, 50 Euro/Personi

We are sorry but cant accept new tour bookings for the moment!
Telefono tani per oferten me te mire
Dergo e-mail me te dhenat tuaja

Email rezervimi:
info@thethi-guide.com

Na ndiqni

Rezervo ne avance per te perfituar nga sherbimi i pari.

Per nje kerkese specifike dergoni te dhenat tuaja

Telefono tani per oferten me te mire

Ne Anglisht telefono
00355 69 60 15 771

Dergo e-mail me te dhenat tuaja
E-mail rezervimi:
info@thethi-guide.com