Jul 11, 2021 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps
E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga struktura e ngurta të betonarmesë.
U fillua mirë me bazën dykalimshe, prerjen e shkëmbit, pastrimin inerteve dhe mos dëmtimin ambientit, por nuk u vazhdua kështu hilet alla shqiptare duken sheshit te muret, urat e disa përroskave. Nuk di se çfarë u bë por mbuloja rezultuan një blof pasi Qafë Thorrja, deri poshtë në varosh mbi kamp gjatë dimrit, muajve të parë pranverës dhe vjeshtues së vonë bora dhe akulli janë gjithë pushtetshme në një vend të vobektë si ne. Në veç pak mbi 15 km trase nisë tre sene (vite) më parë punimet po zgjaten si qilimi i Penelopës. Nga zvarritja e punimeve Thethi erret dhe zgjohet i pluhurosur sikur të ishte fabrikë betoni, por falë bujarisë se reshjeve nuk ka mbetur krejt fytyrë pa larë.
Dasma e madhe ka kohë që ka filluar, por nusja hirplote nuk dihet se kur do shkelë mbi tapetin e kuq. Pak gjasa ka te vijë edhe ketë vjeshtë, por duke parë pajën e saj do vijë me këpucë dhe çorape të grisura. Muret mbrojtëse me prita plastike rezultoi një dështim trashanik i shëmtuar dhe skandaloz. Në më shumë se 65 gjatësisë së pritave plastike, dimri më i parë i nxori fiasko. Nuk ka nevojë të jesh inxhinier as gjeolog, por çdo kush që ka sy sheh së një skrepatë nga 3 deri 7 metra me formacione flishore të paqëndrueshme nuk mbrohet nga shëmbja me bajga ciklopike.
Nuk mund behet trase më qeska plastike lidhëse neiloni ne një zonë shpatull pjerrët me reshjet më të larta në Shqipëri (veç Boga i qëndron në krah), me shtresë bore mesatare 1, 5-2 metër dhe me temperatura deri -20 C. Nëse kjo rrugë merret në dorëzim me këto vepra arti dhe mure mbrojtëse ketë vjeshtë, në pranverë do shihini një zonjë me brekë skurliqur me ushkurë nëpërkëmbë.
Komuniteti i Thethit heshti, me naivitet dhe kurrë nuk u artikulua një zëri se, nuk ka turizëm funksional dhe të plotë në ketë Zonë pa u lidhe me asfalt të Dukagjinit në dy krahët. Komuniteti i Thethit nuk duhet tregohet kaq miop sa të mos shohë arnimet e shëmtuar të mureve plastike të cilat nuk japin as një garanci nga per një rrugë normale nesër.
Lidhja Alpe -Adriatiku (Dukagjin. Malësi e Gjakovës- Kosove) kurrë nuk u fut në projektet e qeverive shqiptare tash 100 e sa vjet, ndërkohë qe austriaket dhe italianët erdhën si pushtues, qëndruan fare pak dhe lanë pas dy projekte të shkëlqyera plotësisht të mundshme me rendësi ekonomike, turistike dhe mbarëkombëtare. Detyrim dhe përgjegjësi ka edhe qeveria e Kosovës, ndërkohë që bijtë e alpeve duhet të kërkojnë me detyrim përcaktim realizimin e një projekti të tillë qeverive të dy vendeve të një ame.
Nga Prele Milani
by Gjecaj | April 28, 2021 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | December 8, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | October 6, 2020 | Blogs from Albanian Alps, Destinations in Komani Lake | 0 Comments
by Gjecaj | August 29, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | July 27, 2020 | Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | July 25, 2020 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | July 18, 2020 | Albanian Alps | 0 Comments
You’ll want to make sure that you’re well prepared. Known as the accursed mountains, this is one of the most beautiful destinations out there in the world, and is a fantastic untapped playground for those that are seeking adventure.
by Thethi | January 20, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | December 30, 2019 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | March 7, 2019 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
Due to a long and harsh...
Theth, this wonderful unique...
After an impressive journey...
Thethi, eternal love of...
Shala River at Leka’s linden...
Start (Saturday) 06.00am,...
STARTING FROM €297/PERSON...
STARTING FROM €30/PERSON...
Starting from €60/person...
Starting from €170/person 3...
Theth Albania Vellezrit Guri...
Vermosh Albania Bujtina...
Theth Albania Guesthouse...
Shala River Blini Park Blini...
Shala River Bee Eco...