Thethi declared Historical Center Protected

Mar 2, 2019 | Blogs from Albanian Alps

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë.

Në mbledhjen e qeveris Shqiptare të zhvilluar në Shkodër në muajin Dhjetor 2017, me VKM 733  dt 08.12.2017, qeveria ka miratuar shpalljen e fshatit Theth “Qendrës Historike e mbrojtur”, vendim ky i marrë pasi Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, vendosi në muajin prill 2017 t’i  japë Thethit statusin e Qendrës të mbrojtur Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.

Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet, është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik. Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit (Muzeu Etnografik i Dukagjinit), Kulla e Nikoll Zef Koçekut (Kulla e Ngujimit), etj. Krahas këtyre ndërtimeve, në këtë zonë janë ndërtuar banesa që, ndonëse nuk kanë numër të madh ambientesh, dallohen nga përpunimi mjaft më i pasur arkitektonik. Këto ndërtime janë më të vonshme dhe të përhapura në zona të kufizuara, si në Theth të Dukagjinit e Vermosh të Kelmendit. Ato kanë të përbashkët trajtimin arkitektonik të ngjashëm. Karakteristike për këtë trajtim janë çatitë mjaft të pjerrëta, të mbuluara me  dërrase pishe te zonës te carë me sopate, të cilat duke mos mbajtur dëborë, lehtësojnë mjaft punën e konstruktorit. Pasuria dhe përpunimi i elementëve arkitektonikë, futja e elementeve të drurit krahas muraturës së gurtë, e gjallërojnë shumë pamjen e banesës, ndërsa çatitë e pjerrëta harmonizohen me ambientin e thepisur shkëmbor dhe duken sikur përsëritin konturet e majave të maleve, që përbëjnë sfondin natyror të ndertesave në Theth.

Arkitektura e ndertimit të banesave në Theth ka ndryshuar ne shekuj duke ju pershtatur natyrës dhe klimës, fakt është kulla e Lulash Keqit, e cila ështe dhe Muzeu i Dukagjinit, kulla e ngujimit, ish shtëpia e Zef Kocekut dhe disa foto të cilat të viteve 1900 – 1925 ku catit kanë qënë të sheshta dhe me kalimin e kohës janë bërë të pjerrta per arsye se shtepit rrezikonin te binin brenda nga bora e madhe që binte dimrit.   Në V.K.M nr.733 datë 08.12.2017, nuk është perfshire i gjith fshati, nga ku rezulton se janë lënë jashte hartës dy pjesë shumë të rëndësishme te Thethit, Grunasi ku ka të perfshirë dy dy nga bukurit më të bukura të Thethit si Ujvara dhe Kanioni i Grunasit dhe lagja Okol e cila është një pjes shum e bukur e fshatit, dhe kulla e Sadri Lukës një muze i gjallë ku permendet edhe nga shkrimtarja e Edith Durham, ku duket e cenuar harta e Thethit me kete VKM. Urojme që qeveria ta ketë bërë këtë si një gabim e jo të fshihet ndonjë interes apo ndonjë dashakeqesi sic ndolle shpesh në Shqipëri. Kulla e Lulash Boshi, Kisha e fshatit dhe Kulla Sadri Lukës…

BRIDE WITH RIPED SHOES AND SOCKS

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

The snow isolates Thethi valley

Due to a long and harsh winter, the beautiful valley of Thethi continues to be blocked by the snow from December until now. Currently, the main road that goes through Qafe e Thores, at an altitude of 1750 m, is blocked in its 7-8 km. The responsible institutions never...

7 things to do in Theth

Theth, this wonderful unique mountainous village in Northern Albania that offers one of the most dramatic and most welcoming settings in the Land of Eagles, Albania. If that isn’t inviting enough for you then we are going to offer you some things to do in Thethi. But,...

The east-gate to the Albanian Alps

After an impressive journey of about 2.5 hours along Komani Lake, a ferry ride who starts in Komani and ends in Fierza, the opportunities offered and the destinations to reach are numerous and tempting. Road connections lead to the northern city of Albania, the city...

Thethi, eternal love of tourists and hikers

Thethi, eternal love of tourists and of hikers. Italian journalist and writer, Indro Mantovanelli in the book "Albania one and a thousand write, "O migrant who goes to FC, Do not stop there but continue on up and only then will you understand what Shkodra is". It...

Shala River at Leka’s linden stone!

Shala River at Leka’s linden stone! The destination which is attracting hundreds of tourists Shala River at Leka’s linden stone stems in the magnificent Thethi National Park and flows along Shala valley, collecting a lot of other water sources from Shala and Shoshi’s...

Rivers that rise from the Albanian Alps

Valbona River The river of Valbona, which rises into Rrogami, is one of the most beautiful rivers of Albania characterized by a unique beauty. The Valbona River is one of the rivers of the Albanian Alps, with cold and crystalline water, picturesque waterfalls and...

Experience Life Outdoors in the Albanian Alps

You’ll want to make sure that you’re well prepared. Known as the accursed mountains, this is one of the most beautiful destinations out there in the world, and is a fantastic untapped playground for those that are seeking adventure.

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Thethi’s Road – Traffic Limited

Important information – notice about the transfers to/from Thethi GPG Company ltd has been contracted and started works from the end of August, on the reconstruction of the last 16 unpaved kilometers. The works are on process and are expected to be finished in a...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps

Albanian Alps Tour in 3 days.

This tour is available two days a week (Monday and Thursday) from May 15th to October 15th.
The guide is included in the tour, from start to finish.

Accommodation
in Albanian Alps