Alpet e Shqiperise

Gus 1, 2014 | Alpet Shqiptare, Parku Kombetar Theth

Alpet e Shqiperise

Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet Shqiptare.

Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet shqiptare.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë. Alpet i përngjajnë një kupole me majën të lartë Jezerca 2694 m nga e cila dalin në formën e rrezeve vargjet malore me maja të mprehta dhe me shpate të thepisura. Nuk ka si të mos tërheqin vemendjen e vizitorëve format e shumta karstike, akullnajore, fluviale etj me një bukuri mistike ku natyra ka bërë kompromis me veten dhe me njeriun. Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire. Male të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkelzenit, etj shërbejnë si pika triangulacioni, duke ofruar një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuror të cdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre. Kësaj oferte natyrore tepër të pasur e cila mund të shfrytëzohet për qëllime turistike i shtohet edhe larmia e florës dhe faunës. Kater katet e bimësisë dhe kushtet edafike sa të ngjashme aq edhe të ndryshme në këtë hapësirë ka kushtëzuar edhe ekzistencën e një sërë bimësh dhe kafshësh endemike të cilat paraqesin jo vetëm interes me karakter studimor por gjithashtu e pasurojnë dekoracion turistik të saj.

Church ThethMonumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit. Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen. Një potencial tjetër i çmuar i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës. Disa nga zonat më të njohura turistike të Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi,etj. Këtu duhet shtuar edhe lugina e Drinit me bukuri epike, ku një udhëtim me traget nga Fierza për në Koman do të linte impresione të paharrueshme edhe për vizitorët më indiferent.

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit...

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura...

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps