Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Kor 27, 2020 | Alpet Shqiptare

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura dhe më të virgjera në Shqiperi.

Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Lumi i ShalësLugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Megjithatë, izolimi dhe mungesa e vizitorëve deri më tani ofron ende kapacitete të kufizuara akomodimi, ndërsa fluksi i të ardhurve nga qytete të ndryshme ka nënvijëzuar shërbimin e dobët dhe ushqimin që lë për të dëshiruar.

Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.

Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë, ku gjen emërtime të tij si për shembull Guri i Lekës, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve.

Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur dy njësi akomoduese, Blini Park dhe Eagle Land të cilët janë ngritur me shum veshtersi nga dy familje ku familja e Blini Park është kthyer nga Sudeia për të mbrojtur edhe truallin e të parve të tij, ndersa Eagle Lands është ngritur nga një familja e Mollës së Shoshti me banim në Shkodër prej shum vitesh dhe e rikthyer.

Rruga për të shkuar deri në këtë destinacion me panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana apo nga Shkodra bëhet shum heret ne mëngjes ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në digen e Komanit në Vaut e Dejës dhe rreth 1.5 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.

Rruga nga stacioni i Komanit është me varka të cilat nisen cdo ditë rreth orës 10 të mengjesit edhe me porosi për grupet të cilat na kontaktojnë përpara se të vijnë në stacion. Varka kanë kapacitet me rreth 20 vende vihen në dispozicion të vizitorëve për të shijuar nga afër pikat interesante të liqenit të Komanit dhe të lumit të Shalës.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit...

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...

Sakrifica e prinderve, në komunizem… (Histori e vertet)

Ndejtëm sa ndejtëm në Theth dhe të enjten e kishim planin me ba rrugën prej aty e në Valbonë… Kah ora pesë e mjesit u çuem, bamë gati çantat e shpinës dhe u ulëm në katin e parë të kullës ku kishim bujtë atë natë, kulla e Ndoc Gjeçajt, qe vizitorët e Thethit e njofin...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps