Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Kor 25, 2020 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher.

Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te bukur te Shqiperis, ka nje bukuri te pashoqe. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas. Megjithatë, e gjithë kjo industri turistike e ngritur mbi traditën e mikëpritjes dhe bukuritë e natyrës në zemrën e Alpeve Shqiptare rrezikon të zhduket, dhe bashkë me të, edhe të ardhurat me anë të të cilave banorët e këtyre zonave sigurojnë jetesën.Lumi i Valbonës bashkohet me lumin e Gashit i cili eshte pasuri qe mbrohet nga UNESCO se bashku me pyllin e ahut qe eshte ne te dy anet e tij.

Në lumin e Valbonës mundet të peshkohet dhe të bëhet kanotazh me grupe te vogla dhe të aventurës, për ata që duan aventurën.

Lumi i GashitLumi i Gashit në Tropojë me pyllin e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën. Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan.

Gjeologjia dhe hidrogjeologjia e zonës!

Në bazenin e lumit të Gashit përhapen shkëmbinjtëme moshë gjeologjike nga më të vjetrit në Shqipëri. Ato përfaqësohen nga shkëmbinjterigjenë,vullkano-sedimentar dhe gëlqerorë pak të metamorfizuar. Shkëmbinjtë terrigjenë e vullkanikë i ndan masivi granodiorit i Torkuzit. Depozitimet me moshë më të re janë depozitimet në tarracat e vjetra lumore.

Lumi i Cemit së bashku me kanionin e vet, me bukuritë e rralla fantastike dhe me ujin e pastër i takon grupit të lumenjve shumë atraktiv dhe më të bukur Cemi Rivertë Europës, lum ky që gjatë tërë vitit e posaçërisht gjatë verës është shumë i vizituar nga dashamirët vendas të natyrës por edhe të huaj.
Cemi (lumi i vetëm në Malësi) në këto vise paraqet një potencial të rëndësishëm natyror dhe turistik. Në lumin e Cemit mundet te lundorohet me Kano dhe mundet te peshkohet, nga ku mundet te gjeni peshkun e dhojit torfte me pika te kuqe.

Lumi buron në pjesën perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri, në kuotën 1650m.
Gjatësia e lumit është 62km. Lumi formohet prej dy degëve kryesore Cemit të Selcës (22.5km) dhe Cemit të Vuklit (17.9km), të cilat mbasi përshkojnë disa kilometra bashkohen te Tamara dhe formojnë lumin e Cemit.

Cemi derdhet në lumin Moraça, të cilët së bashku furnizojnë me ujë Liqenin e Shkodrës.
Gjatë verës Cemi shndërrohet në një mjedis atraktiv e tërheqës për pushues të ndryshëm që i preferojnë mrekullitë e këtij lumi, ku duhet veçuar pikën e Tërgajës, e cila është bërë vend për larje (plazh), pushim e rekreacion për banorët e Malësisë.

Lugina e Kirit në Shkodër është një ndër zonat më të bukura në veri të vendit, e cila është vetëm pak kilometra larg qendrës së Shkodrës. Kjo zonë është “zbuluar” jo më shumë se 4 vite nga vetë shkodranët të cilet po e frekuentojnë masivisht për fundjavë.

Kiri RiverUjë i kristaltë, i kirit e ka marrë emrin sepse buron ne fshatin Kire te Dukagjinit. Lugina nga ku kalon eshte nje kanion jashtezakonisht i bukur dhe i lundureshme per aventurieret qe duan te notojne me kanor. Ky lume gjate zbritjes se tij neper kaion krijon vaskat shum te vecanta neper guret e ketij lumi. Ne lumit e Kirit ka nje kanion, nga me te bukurit ne Shqiperi dhe nje pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit nga ku buron deri kur derdhet ne lumin bunes.

Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët,por dhe për sportet ujore.

Kiri është një fshat ne njesin Administrative Pult, ne Bashkin Shkoder ku në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”. Emrin e këtij fshati e mban edhe lumi i cili buron nga shpatet e Bigës, Ndërkjores e Qafës së Bëshkasit dhe derdhet në Drin pranë Kalasë së Shkodrës.

Me sa duket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit, sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala. Mbi këtë lum qëndron Ura e Mesit e ndërtuar gjatë sundimit osman. Sot, kanionet e këtij lumi në rrjedhën shkëmbore të tij,janë kthyer në një atraksion për turistët e natyrës,të plazheve lumore,të sporteve të ujit që vazhdojnë edhe në këto ditë të ngrohta shtatori.

Shala-river-tour-coverLumi i Shales, eshtë një mrekulli e cila mundet te shijohet ne bukurit qe ka qe ne ku linde ne Theth e derisa derdher ne liqenin e Komanit. Të shikosh këtë oaz aty ku Shala përqafohet me Drinin, tashmë liqeni i Komanit. Ky lumë vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. Vendi ku sot ka marrë një emer të jashtëzakonshme quhet edhe “Blini i Gurit t’Lekës”, sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij, prijësi i Dukagjinit, Leka.

Lugina e Shalës, që nga Thethi e deri aty ku bashkohet me liqenin ështe një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit...

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...

Sakrifica e prinderve, në komunizem… (Histori e vertet)

Ndejtëm sa ndejtëm në Theth dhe të enjten e kishim planin me ba rrugën prej aty e në Valbonë… Kah ora pesë e mjesit u çuem, bamë gati çantat e shpinës dhe u ulëm në katin e parë të kullës ku kishim bujtë atë natë, kulla e Ndoc Gjeçajt, qe vizitorët e Thethit e njofin...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps