NATA E SHËNKOLLIT NË THETH…

Pri 20, 2018 | Blog rreth Alpeve Shqiptare

“A po vjen e dalim ne Theth per Shënkoll?!” – me pat dvetë nje mbramje fundnandori ne Shkoder, miku jem prej Thethi, Petrit Gjeçaj… Ka kene viti 1993…

“Mos më thuej dy here!” – i thashë, – “kallzomë ditën!…Me vrap vij!”

Ashtu e lamë dhe dy dite para Shënkollit, heret në nadje pritem per makina rasti ne dalje te Shkodres, ka rruga e Dobraçit…

“Ne mujshim me gjete ndonji makine deri mbi Bogë se ma nalt asht borë e Qafa e T’thores asht e bllokueme.” – tha Petriti, rritë i msuem me dimnat ne Dukagjin… Jo në Dhetuer po kajhere edhe ne gjysë të Nanduerit zehej Qafa e T’thores……Erdh nji makine “Skodë” e Sharrave, shoferi na tha se shkonte deri mbi Bogē po s’kish vende para… u kacavjerrëm te dy ne karroceri, u mbajtem per sponda te “Skodës” aty nalt per nja dy ore te mira deri sa mbrrime mbi Bogë…

…Me të shpejtë ja nisem me u ngjitë shpatit per ne Qafë T’thore… mbas nja nji gjyse ore na u desh me ecë neper bore. Sa ma nalt ngjiteshim ma shume bore kishte…Ne Qafë te T’thores mund te kishte ngat nji metre e gjyse bore…Por ajo ngjitje aty ate dite ka me mbetë nji nder gjanat ma te bukura qe kam ba ndonjihere! Sa dolem mbi Qafë, pamë qe s’kish kalue kambe njeri ato ditë, (nuk kishte asnji gjurme hapash), pse dimnit ma shumë rrahet udha e Bregut te Lumit… U ndalem ne Qafe, njaty ku kane vendose monumentin e Edith Durhamit dhe kundruem panoramen e mahnitshme te Thethit ne dimën… Thethi asht i bukur në çdo stinë por njeriu nuk e ka pa tanë bukurine e atij vendi ne kjoftë se nuk e kundrue te pakten njihere ne dimen, mblue me borë…

Krejt Majat perqark Thethit kishin vendue plisat e bardhe te bores mbi krena e ashtu rreth e perqark lugines se Thethit ngjajshin si pleq te moçem ulun në Oda Burrash…Ne balle te Odës bante shenjë Jezera…

Poshtë Lugina e Thethit asaj dite nuk dallohej se e kish mblue jezeri, (mjegulla), deri mbi ahishtë…Çfare spektakli i rrallë që ish ajo pamje, nalt ne Qafe ku ishim ule na, dielli shkelzente e ish dite e bukur, kthjellët si kokrra e lotit…Majat e maleve shendojshin tane shkelzim e poshte jezerë njicopet…Pamje prrallore!

Tue kundrue ate pamje kur vërej nji gja qe me mrekulloi… Ku e kish mblue jezeri dukej si nji liqen i bardhe tamli e here mbas here ky tamël dukej sikur vlonte…kcejshin pikla ne ajri… kur shoh qe ato pikla jezeri i ngrejshin nalt do shpend qe vijshin prej perfundi jezerit e dilshin me pa driten e diellit! Jo nji, dy apo tre por shume zogj delshin mbi ate jezer… kur i vuna mend ma shume pashe që ato zogj sa delnin mbi jezer, lshojshin nje pingramë, gati pasthirrmë shendi që po dilshin ne diell…Hapshin krahet e pluskonin tane andrrim mbi jezer per disa minuta e kridheshin prape ne jezer…e dilshin prapë, e prapē! Nji loje e magjishme atyne zogjve! Ka ngriheshin mbi jezer zogjte me trupin e tyne terhjekshin mbas veti do shllunga jezeri, ato qe ne fillim me ishin duke si pikla qe kcenin! Çfare metafore me kishte ruejte ajo dite e bukur ne Majë te Malsisë! Metafora e lirisë…a nuk shendon edhe shpirti i njerit bash njashtu kur shlirohet e del ne dritë!? E isha gati edhe vete me lshue ate pingrramë,atë pasthirrmë, bash si ata shpend!

…Per shpirt kishe ndejtë pafundësisht njaty por na duhej me ecë se “na drue me na nxanë nata” …kadalë-kadalë u ulem shpatit teposhtè e mbas disa oreve mbrrime ne Gjeçaj te kulla e Petritit ku na uruen mireseardhjen dhe u gezuen fort qe mbrrime para Nates se Shenkollit… u gzuen per Djalin qe u erdhi dhe u gzuen per mikun qe kish pru Zoti…

Ate nate fjetem heret…ishim lodhe prej tane asaj rruge! Ne mjes u çuem heret, na prunë kafet e gotat e rakisë, Deda, plaku i kulles na dha kutine e duhanit…

“Mire se u ka pru Zoti!”

Per mue ish hera e pare qe shikojshe si festohet Shenkolli ne Dukagjin… edhe isha me fat se ate dite i pashe pergatitjet ne Kullen e Gjeçajve, pashe si e gaditi ferlikun Deda, plaku i moçem dhe e vuni perballë zjermit te oxhakut…

“Duhet me e mbajte ferlikun me masë, as fort ngat zjermit por as fort larg jo!” – me tha kur e dveta pse e vendoi ashtu, – “piqet kadale-kadale tanë diten e ne mbramje asht gati per me e hjeke e me e vu në sofer!” 

Tane diten e rrotulloi ate ferlik plaku Dedë. Jo vetem e rrotullonte ferlikun tane durim por e pashe qe kish kaq shume knaqsi ne ate punë… Na dolem neper Theth per disa ore dhe kur u kthyem aty e gjetem, ngeshem tue pjekë ferlikun… Kur e dveta a ish lodhe hala me tha: “Eh mor bir po sa vjet kam dishrue vetem e vetem me mujte me pjeke ferlikun e Shenkollit ne kulle teme pa na ardhe operativi i zones e me na çartë! Shazoten sot e baj per qejf e me zgjatë nji javë nuk merzitem!”

…U ulem edhe na ne postiqe, me gota te rakise para, e bame kuvend me te! Deda ishte plak i rralle! Rrotullo ferlikun e baj muhabet me ne tue na diftue per kohnat e kalueme…per gjithshka qe na e dvetem ate dite dimni… Njashtu si rrotullohej ferliku i asaj nate, njashtu rrotullohej edhe kuvendi e rrotullamá e kuvendit doli te besimi ne Zot, te feja qe ish ndalue per gati 30 vjet…

“Eh more djelm!” – filloi kuvend Deda, – “Shazoten kurrsend nuk asht ma i madh se besimi! Ju jeni rrite ne kohe qe â kanë ndalua e s’jeni msue me besim por asht punë e madhe! Kurrgja nuk shkon mbare ne jete mos me pase besim dhe e mbara vjen kur ban mire, kur bekon gjithshka, kur nuk nemë as true. Kur jep hakun e merr hakun e gjithshkafit! …Po jau bie nji shembull … Ju qe erdhet Qafes së T’thores e keni pa udhen qe asht e hapun se gati 70 vjet… Shazoten qat rruge e kane çele zotnite e Shkodres ne ate vakt, e kane pague hakun e mundimin e punetoreve me napolana ari! E s’ja kane hanger kujt kurrnji grime, mund as hak! Udha asht nise me urate, asht hape me urate e shazoten dej sot vetem nje rast jane rrzue gjindja ne ate udhe e kane vdekë… edhe ne ate rast kanë kenë do te deleguem prej Parties që patën ardhe me çarte kishen e Thethit! Shazoten kush tjeter pra rrezue nuk asht per 70 vjet në ate udhe, pra, e boll udhë e vshtire asht! Se asht e bame me urata! Per tjetren ane merrne shembullin e rruges qe kè hape mbasi hyni Partia, ajo udhe asht çelë me pune vullnetare, pa pague hak as mund, sa loti asht lanë aty e sa ahti ka me nxanë!…Shazoten prej se asht hape ajo udhe vjetë pa u rrzue dikush ne ta s’ka kalue ne këto male!”…

…Deda kapi mashën e shprushi zjermin e bungut… 

“Ferliku asht gati!”

…U shtrue sofra… U thane uratat e familja banê kryqin… 

…Une kisha mbete i magjepsun prej gjithshkaje…sikur po lexoja përshkrimet e Ate Bernardin Palajt ase Donat Kurtit te “Visaret e Kombit”…

Sa me fat kam kenë qe asaj nate mujta me pa si lutej Nata e Shenkollit para se moderniteti me ndrrue gjithshka…

Te mbasnesermen kur u ndame me Gjeçajt, e muerëm udhen për Shkodër, Deda, Plaku, na uroi:

“U ruejte Shënkolli, mbrojtesi i tanë udhëtareve!”

NGA – ILIR SECI

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit...

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura...

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps