Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse.
Lidhjet automobilistike të cojnë në qytetin më veriorë të vendit, Bajram Currin, apo për 30 min. Të kalosh në Kosovë në pikën kufitare të Qafë Prushit.
Me poshtë po ju paraqesim disa nga më të njohurat apo më të kërkuarat nga turistë të ndryshëm.
Parku Kombëtar i Valbonës
Parku Kombëtar i Valbonës me një sipërfaqe prej 8000 ha, si pjesë e Alpeve shqiptare që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven në lindje, ofron një gamë të gjërë bukurishë natyrore për të vizuar, si maja të thepisura, kreshta e fjorde, lugina, gërce, bimësi e lule të pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza.
Udhëtimi me traget është antipasta për këdo që ka vendosur të përshkojë një nga drejtimet e mëposhtme në brendësi të parkut kombëtar të Valbonës.
- Lugina e Valbonës dhe Kalimi i Qafës së Valbonës për në Theth
- Kalimi Cerem – Doberdol dhe lidhja me Kosoven apo Malin i Zi.
- Lumi i Gashit –Unesco
- Jezerca – Maja më e lartë në Alpet Shqiptare
Curraj Eper valley
Curraj Eper është qershia mbi tortë për krejt zonën e bukur të Nikaj-Merturit, nje krahinë në mes luginës së Shalës dhe Parkut Kombëtar të Valbonës.
Nga vend-ndalesa e tragetit në Fierzë duke marrë drejtimin e Nikaj-Merturit, përmes rruges automobilistike Fierze-Lekbibaj, mund të vazhdohet me ecje ose makinë ne drejtim të Vranes për të përfunduar në Curraj Eper.
Nga kjo luginë mund të kombinosh ecje fantastike në shtigje jo shumë të shkelura nga të huaj, shtigje në gjurmë të atyre që banorët lokalë kanë përdorur prej shekujsh, e të vazhdosh drejt Thethit ose drejt Valbones duke kaluar maja malesh edhe mbi 2000 mt lartësi.