Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gus 29, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra”

Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit të duhen javë të tëra, sepse janë shumë dhe mahnitëse. Kurorat e maleve që asnjëherë nuk u zbret veli i bardhë i dëborës dhe dielli, që është gjithnjë i mirëpritur zbukuron në mënyrë mahnitëse luginën e Thethit. Është një nga vendet më të preferuara nga turistët e huaj në Shqipëri, por edhe nga alpinistët vendas dhe të huaj. Me qëllim për të vizituar alpet e Thethit edhe Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj. Përveç bregdetit tonë të bukur, vise të tilla malore si Thethi, Razma, Valbona, Rragami, Lura etj., janë duke joshur dhe tërhequr përherë e më shumë vizitorët nga vende të ndryshme të botës. Kështu, Thethi me bukuritë e tij mahnitëse natyrore dhe klimën e shëndetshme dhe kuruese, vizitohet jo vetëm nga turistë vendas, por dhe nga shumë të huaj. Shumë prej këtyre të fundit kalojnë tranzit nga Thethi në Rragam, Valbonë, ose dhe vijnë prej Valbonës e vise të tjera, por gjithnjë duke u ndalur qoftë dhe pak kohë në Theth.

Thethi pjesë e parkut të paqes në Ballkan.

Parqet për paqe jane zona ndërkufitare, të lira dhe të mbrojtura, kushtzuar mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së shumëllojshmeris biologjike dhe natyrore, vlerave shoqrore dhe burimëve kulturore dhe të shtyj përpara bashkpunimin dhe paqen.

Thethi është pjesë e parkut të paqes i cili mbrohet dhe  menaxhohet së bashku me Pejën dhe Plavën nga dy projekte të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian. Për këtë projekt duhet të falenderohen shtetasja Britanike Antonia Young dhe shtetasi Amerikan Todd Walter. Këta dy shtetas të huaj janë përkujdesur për natyrën dhe vlerat e sajë, për kulturën, për vlerat kulturore dhe arkitektonike të banesave të Thethit më shume dhe më me dashuri se të gjithë minstrat e Kulturës dhe Turizmit të Shqipëris pas vitit 1990. Ata, prej disa vitesh janë përkujdesur për fëmijët e Thethit duke ju mësuar gjuhën angleze përmes shkollës verore që organizohet çdo vit në Theth. Nepërmjet këtyre projekteve banorët e Thethit janë prezantuar edhe në turizimin vendas dhe botëror. Antonia që prej vitit 2001 ka qendruar me muaj të tër në Theth, duke shkelur në çdo cep të fshatit. Ka vizituar çdo familje që ka pasur mundësit të priste turist në familje. Ka organizuar guida turistike për shumë student dhe Universite që studiojnë natyren. Ndërsa Todd ka ardhur në Theth si përfaqësues i projektit të Parkut të Paqes. Vitin e parë që ka ardhur në Theth ka drejtuar Shkollën Verore dhe disa projekte shumë të rendësishme. Ka drejtuar dhe ka investuar me mbështetjen e donatorve të huaj, ndërtimin e urës së Grunasit që është mbi kanion,dhe urën e vjetër shekullore të Gjeçajve dhe ka mbulaur me çati derrase mullirin e Kolajve. Todd vitin që ka drejtuar projektin në Theth ka vizituar të gjitha familjet e fshatit. Një ndihmë e madhe është bërë edhe nga banort puntorë dhe të urtë të Thethit. Banorët kanë bërë të pamunduren për t’u qendruar afër me kushtet që kanë pasur, të gjithë turistëve Shqiptarë dhe të huaj, që ju kan trokitur në derë. Edith Durham, ka thënë: Jeta në Theth ishte shumë tërheqëse. Unë harrova gjithçka për pjesen tjetër të botës *.

Programi gjerman per Asistence Teknike (GTZ) në Theth.

GTZ në Shqiperi, duke e cilesuar turizmin si një veprimtari ekonomike që zhvillohet përmes sektorit privat, por të lidhur ngushte me veprimtarine shteterore dhe pushtetin vendor në Theth ka mbështetur turizmin familjar. Me fondet e dhëna nga GTZ në Theth janë përgaditur shtëpitë e para për pritjen e turistëve familjarë. Këto shtëpi ishin dallendyshet e turizmit familjarë pas vitit të mbrapsht 1997. Edhe pse turizmi është i njohur dhe i praktikuar që në vitin 1887 nga kolegjiarët françeskan. Natyra dhe uji i Thethit ka rezultuar se janë kuruese për shendetin që në vitin 1915 me analizat e kryera nga Austriakët. GTZ ka mbështetur turizmin duke ju dhënë disa familjeve nga një shumë prej 2000 Euro, që ju ka krijuar disa familjeve mundesinë për të pritur më mirë të huajt në shtëpitë e tyre. GTZ këtë mbështetje e ka bërë në kuadrin e projekteve te saj, për të forcuar sektorin privat në Shqipëri.

GTZ ka mbështetur sektorin privat të turizmit në të gjithë Shqipërin që të organizohet në një shoqate kombëtare. Shoqata Shqiptare e Turizmit, funksionon prej vitit 2008, në Shqipëri dhe përfshin tre sektore kryesore, hotelet, agjencite e udhetimit dhe restorantet, qe jane baza e biznesit te turizmit.

Magjepsia e alpinstëve dhe të huajve !

Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, shtegu i Dhënve, maja e Radohimës, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, majat e Jezercës, maja e Arapit, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, speologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, tek të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme. Të gjitha këto maje janë përshkruar me vite të tëra nga alpinistë shqiptar dhe të huaj. Për Thethin kanë shkruar: Ka shkruar alpinisti i madh Georg Heinshemer, duke e krahasuar me Tirolin. “Nëse shkon në Theth merr një libër të shkruash për bukuritë e tij se janë shumë. Uji, ajri dhe natyra aty janë si në përralla”. Ndërsa Dr. Franc Nopça ka thënë se “po të jesh në besë te ketyre malsorve, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të jesh më i sigurt”. Dhe e ka pasur fjalën për banorët e kësaj mrekullie natyrore.

SHPELLAT E FAMSHME DHE BUKURITË E UJVARAVE !

Ka një mrekulli Thethi që e quajnë ujëvara e Grunasit që është rreth 25-30 metra në lartësi. Por, po kështu janë të bukura Gryka e Ndërlysës dhe Kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, por që është rreth katër metra i gjerë. Një bukuri e paharuesheme është edhe Syri i Kalter në Kaprre. Ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinj të vegjël dhe një hidrocentral i cili furrnizon Thethin me energji elektrike. Në theth ka rreth 80 burime uji të përhershëm. Në muajin gusht Thethi vizitohet nga më shumë se 8000 turistë të huaj dhe të gjithë frekuentojnë kanionet, ujvarat, muzet, shpellat dhe mrekullitë qe ka Thethi. Rreth 50 % e llojshmëris së bimësis së vendit tonë, ose 14 % e asaj Evropiane gjenden në Theth. Janë mbi 130 lloje bimësh mjekësore, rreth 50 bimë që mund të përdoren për ushqim dhe rreth 50 bimë ngjyruese, të gjitha këto të florës spontane**.

Thethi ka edhe nevoja dhe probleme….!

Evidentohen disa probleme të rëndësishmë që pëngojnë zhvillimin e turizmit hotelier dhe familjar në Theth.

Investimet në infrastruktur ! Të cilat lënë shumë për të dëshiruar. Thethi është bërë me rrugë automobilistike qe në vitin e largët 1936. Rruga është projektuar nga Ing. Spiro Koleka dhe është mbështetur nga qeveria e kohës dhe qytetarët e Shkodrës. Që prej atij viti të largët kjo rrugë ruan të njëtën trase dhe pa asnjë nderhyrje për t’u përshtatur në kohë. Ka nisur qe në vitin 1999 shtrimi i saj nga Kopliku. Ka bërë disa vite për t’u shtruar me asfalt deri në fshatin Dedaj. Ka pesë vite që me vështërsi ka dalë deri në fshatin Bogë. Nuk dihet edhe sa vite do duhet që të dali deri në Theth. Çdo vit banorët e kësaj zone dhe turistët që e duan Thethin presin me zemër të ngrirë edhe sa metër asfalt do shtrohen këtë vitë. Koplik, Dedaj, Bogë deri në Theth është vetem 50 km, ndërsa për t’u shtruar kanë mbetur edhe 24 km.

Investimi në energjitikë ! Thethi ka energji elektrike që në vitin 1966, përmes centralit që furnizohet nga lumi që përshkon fshatin piktoresk.Në këtë central janë bërë disa investime sipërfaqësore pa arritur asnjëherë që të plotësoj nevojat e një fshati me 150 shtëpi me energji normale. Një nga pengesat dhe problemet kryesore është se Thethi nuk është i lidhur me sistemin kombëtar të energjisë. Në theth nuk është bërë asnjë investim, për rrjetin energjitik. Nuk është pajisur me matës si çdo vend tjeter në Shqipëri. Energjia në Theth nuk i kalon 150 KW, fakt që pengon investimin e banorve në elektroshtëpiake që janë aq të nevojshme për familjet. Për sa shpenzim, mund të pyes ndonjëri nga ju o lexues të dashur ? për 5000 meter tel elektrik, sepse shtyllat janë vendosur që në vitin 1997. Nga kontaktet me drejtuesit e KESH-it është sqaruar se ky central elektrik është privatizuar dhe nuk kemi mundësi të bëjmë ndonjë investim. Centrali privatizohet sepse ka fitim për personin që drejtuesit ja shesin, ndërsa banesat dhe tokat që ju interesojnë qeveritarve të pas 1990 nuk ju lejohet banorve të Thethit ti rregjistrojnë edhe pse i kanë prej shekujsh.

Hipotekimi i pasurive që ka fshati ! Në mënyrë shumë të njëanshme dhe të pakuptimtë banorve të Thethit i’u është mohuar e drejta më elementare që ka pasur njeriu që prej krijimit të ndërgjegjes njerëzore. E drejta e pronës. Kjo e drejtë është e mbrojtur nga: Neni 11/2, Neni 41 dhe Neni 42/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipëris. Prona është e mbrojtur edhe nga protokolli shtojcë i Konventës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe të lirive themelore të Këshillit të Evropës. Neni 1. Kjo konvent është ratifikuar edhe nga shteti jonë, por nuk zbatohet. Kjo e drejtë, banorve të Thethit nuk i’u është mohuar nga asnjë rregjim i deritanishëm, duke përjashtuar regjimin e zi të komunizmit. Në vitin e largët dhe të zi 1947 shteti i asaj kohe i ka rregjisturar pronat e Thethit dhe i ka ruajtur në arkivat e shtetit. Ndërsa demokracia e pas 90 i’u ka hequr të drejtën ta gëzojnë atë pak pasuri që ju kanë lënë të parët e tyre. Po të flasim për meter katëror për frymë mund të jëtë nga më të paktat në Shqipëri. Penges është bërë ligji 8053 dt 21/12/1995 neni 2/2 dhe VKM 88 dt 01/03/93 që ju heqë të drejtën e trashigimis së banesave dhe tokës së trashiguar brez pas brezi nga të parët tonë. Këtë të drejt këtyre banorve nuk ka mundur tua heq as regjimi Otoman për 500 vite që ka qëndruar ne Shqipëri. Nga kontaktet me Këshilltarin Juridik të Kryeministrit Berisha Z. Adimir Dragu, na është premtuar se Kryeministri e mbështet shqtësimin tuaj dhe së shpejti do gjejë një mënyrë ligjore që ju të rregjistroni tokat që keni trashiguar brez pas brezi. Pengesat e deritanishme na bëjnë të hamendësojmë se një dorë e padukshme është e interesuar që ato pasuri t’i lërë pa rregjisturar për ndonjë arsye të keqe….? Nëse ky hamendesim është i vërtetë duhet të sqarohet çdonjëri se ato pasuri nuk do ketë mundesi t’i gëzojnë asnjë shtetas i këtij vendi, vetëm banorët e Thethit.

Zoti i ndriçoftë mendjet e atyre që kanë për detyrë të qeverisin vendin, që t’u japi qytetarve të tyre atë që ju ka dhënë zoti dhe e drejta.

  ______________________________

 *  Brenga e Ballkanit. Edith Durham

**  Dukagjini ka vend për të gjithë. Luigj Shyti.

 

E mërkurë datë 10 Shkurt 2010

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura...

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...

Sakrifica e prinderve, në komunizem… (Histori e vertet)

Ndejtëm sa ndejtëm në Theth dhe të enjten e kishim planin me ba rrugën prej aty e në Valbonë… Kah ora pesë e mjesit u çuem, bamë gati çantat e shpinës dhe u ulëm në katin e parë të kullës ku kishim bujtë atë natë, kulla e Ndoc Gjeçajt, qe vizitorët e Thethit e njofin...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps