Mar 2, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë.
Në mbledhjen e qeveris Shqiptare të zhvilluar në Shkodër në muajin Dhjetor 2017, me VKM 733 dt 08.12.2017, qeveria ka miratuar shpalljen e fshatit Theth “Qendrës Historike e mbrojtur”, vendim ky i marrë pasi Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, vendosi në muajin prill 2017 t’i japë Thethit statusin e Qendrës të mbrojtur Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.
Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet, është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik. Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit (Muzeu Etnografik i Dukagjinit), Kulla e Nikoll Zef Koçekut (Kulla e Ngujimit), etj. Krahas këtyre ndërtimeve, në këtë zonë janë ndërtuar banesa që, ndonëse nuk kanë numër të madh ambientesh, dallohen nga përpunimi mjaft më i pasur arkitektonik. Këto ndërtime janë më të vonshme dhe të përhapura në zona të kufizuara, si në Theth të Dukagjinit e Vermosh të Kelmendit. Ato kanë të përbashkët trajtimin arkitektonik të ngjashëm. Karakteristike për këtë trajtim janë çatitë mjaft të pjerrëta, të mbuluara me dërrase pishe te zonës te carë me sopate, të cilat duke mos mbajtur dëborë, lehtësojnë mjaft punën e konstruktorit. Pasuria dhe përpunimi i elementëve arkitektonikë, futja e elementeve të drurit krahas muraturës së gurtë, e gjallërojnë shumë pamjen e banesës, ndërsa çatitë e pjerrëta harmonizohen me ambientin e thepisur shkëmbor dhe duken sikur përsëritin konturet e majave të maleve, që përbëjnë sfondin natyror të ndertesave në Theth.
Arkitektura e ndertimit të banesave në Theth ka ndryshuar ne shekuj duke ju pershtatur natyrës dhe klimës, fakt është kulla e Lulash Keqit, e cila ështe dhe Muzeu i Dukagjinit, kulla e ngujimit, ish shtëpia e Zef Kocekut dhe disa foto të cilat të viteve 1900 – 1925 ku catit kanë qënë të sheshta dhe me kalimin e kohës janë bërë të pjerrta per arsye se shtepit rrezikonin te binin brenda nga bora e madhe që binte dimrit. Në V.K.M nr.733 datë 08.12.2017, nuk është perfshire i gjith fshati, nga ku rezulton se janë lënë jashte hartës dy pjesë shumë të rëndësishme te Thethit, Grunasi ku ka të perfshirë dy dy nga bukurit më të bukura të Thethit si Ujvara dhe Kanioni i Grunasit dhe lagja Okol e cila është një pjes shum e bukur e fshatit, dhe kulla e Sadri Lukës një muze i gjallë ku permendet edhe nga shkrimtarja e Edith Durham, ku duket e cenuar harta e Thethit me kete VKM. Urojme që qeveria ta ketë bërë këtë si një gabim e jo të fshihet ndonjë interes apo ndonjë dashakeqesi sic ndolle shpesh në Shqipëri. Kulla e Lulash Boshi, Kisha e fshatit dhe Kulla Sadri Lukës…
by Gjecaj | 11 Korrik, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 28 Prill, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 6 Tetor, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare, Destinacione ne Liqenin e Komanit | 0 Comments
by Gjecaj | 29 Gusht, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 27 Korrik, 2020 | Alpet Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 25 Korrik, 2020 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 20 Janar, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 30 Dhjetor, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 7 Mars, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 6 Maj, 2018 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
E shumë dëshiruar, e shumë...
Për shkak të një dimri të...
Pas një udhëtimi mbresëlënës...
Gazetari dhe shkrimtari...
Lumi i Shalës, destinacioni...
DUKE NISUR NGA €30/PERSONI...
Duke nisur nga €50/person...
Starting from €110/person...
Starting from €125/person...
STARTING FROM €90/PERSON Tur...
Theth Albania Vila Vellezrit...
Vermosh, Malësi e Madhe...
Theth Albania Guesthouse...
Shala River Blini Park Blini...
Shala River Bee Eco...