Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Ujvara e RragamitBurimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes.

Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht.

Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen.

Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.

Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Ujëvara e Grunasit

Ujëvara e Grunasit

Ujëvara e Grunasit në Theth

Një nga destinacionet më unike të krejt Alpeve Shqiptare

Një Monument Natyre

Ujvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në brendesi te Parkut Kombetar te Thethit e ne krejt alpet Shqiptare, e shpallur monument natyre qe ne vitin 2002.

Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë shkembore nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë nga një lartësi prej 25 m. Në fundin e ujëvarës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit.

Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur. Për shkak të pikave të ujit që bien rreth unëvarës, në ditët me diell ajo shoqërohet thuajse gjithnjë nga ylbere në pjesën e poshtme të sajë.

Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike.

Në pjesën fundore krijohet një vaskë natyrale me ujë të smeraldtë që plotëson krej dekorin e rrallë prej se ciles ka fituar statusin e nje monumenti natyre.

Faqet shkembore te rrjedhës janë një mundësi e mirë për alpinistët e sprovuar të cilët kanë shansin të ngjiten deri në fillesat e burimeve të Ujëvarës së Grunasit.

Ujëvara e Grunasit është një atraksion natyror që e shpërblen me shlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e një turisti drejt alpeve të Shqipërisë.

Si te arrish kete atraksion

Ujevara e GrunasitUjëvara ndodhet në rrethinat e fshatit Theth, në shpatin perëndimor të luginës së Thethit, vetem rreth 50 min për ta arritur duke u nisur nga qendra e fshatit Theth.

Itinerary konsiston ne 20 min ecje fushore te lehte qe kalon buzi lumit qe pershkon fshatin mes per mes, dhe rreth 30 min ngjitje është e një vështirësie mesatare.  Ecesit me te mire mund ta arrijne kete destinacion per 1.5 ore vajtje-ardhje.

Ecja është spektakolare, duke ju dhënë mundësinë të vizitoni një natyrë plot me peizazhe të pasura në bimësi, maja të larta malesh në sfond, apo burime ujore. Panorama qe ju shfaqet me te mberritur ne destinacion eshte jashte aspektativave qe mund te kishit krijuar deri ne ate moment per kete atraksion.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Mulliri i vjeter ne Luginen e Valbones

Mulliri i vjeter ne Luginen e Valbones

Mulliri i vjetër në Luginën e Valbonës

I vendosur ne hyrje te lugines, mbi lumin e Valbones, ky mulli ja vlen te vizitohet qofte edhe vetem per bukurite natyrore mahnitese qe e rrethojne dhe panoramen rreth tij. Nje atraksion i pershtatshem per cdo lloj grupmoshe, i arritshem me nje ecje te lehte nga cdo bujtine apo edhe thjesht duke ndaluar nderkohe qe mberrini ne lugine. 

I ndertuar para mese 100 vjetesh, Mulliri i Vjeter i Valbones, me arkitekturen e tij te vecante tipike te zones gjendet pergjate lumit te Valbones, ne hyrje te lugines. Ky atraksion eshte edhe takimi i fundit me lumin e Valbones pasi lumi fshihet pergjate lugines per rreth 25 km, duke u shfaqur serisht pikerisht ne kete lartesi te Mullirit Vjeter, para se te vazhdoje me poshte pergjate fshatit te Dragobise e duke formuar Kanionin e Shoshanit tutje me poshte.

Ky mulli ja vlen ta vizitosh per faktin e thjeshte se rrethohet nga bukuri magjepsese dhe panoramike pasi fatkeqesisht, e ka humbur funksionalitetin e tij ne ditet e sotme. Perreth Alpeve Shqiptare, cdo lugine e fshat ka mullinjt e tij, cdo lagje ka mullirin e saj per te cilin kujdesen te gjithe sebashku.

Ky lloj mulliri eshte perdorur per bluarjen e misrin e perftimin e miellit misrit, por me hapjen pas demokracise dhe tregtine e lire keta mullinj nuk perdoren me per shkak qe mund te sigurohen lehtesisht ne treg mielli i misrit dhe i grurit.

Contact us

Would you like to visit this destination?

We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Vaskat e gurit një skulpturë e vërtetë natyrore

Vaskat e gurit një skulpturë e vërtetë natyrore

Vaskat e gurit një skulpturë e vërtetë natyrore

Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor.

Vaskat-e-Gurit​Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre.

Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.

Atraksioni i vaskave gjendet në rrethinat e fshatit turistik të Thethit. Relievi dinamik i zonës të udhëheq falë shenjave që kanë vendosur banorët, në zbritje të luginës së Thethit. Duhet të kalosh përmes një tjetër fshati të vogël, atij të quajtur Kaprre dhe pas një ecje në këmbë do të shfaqen format më të çuditshme, që lagen nga ujërat e Lumit të Zi.

Formacioni shkëmbor

Vaskat janë formacione shkëmbore të rralla. Ato rrethohen nga vargmalet e gjelbëruara dhe lagen papushim nga ujërat e rrëmbyer të lumit dhe përrenjve të shkrirë nga bora. Mahnitesh nga format e shumta dhe të parregullta gjeometrike.

Ato janë gdhendur në shekuj nga stërkalat e ujërave shkëmborë. Faqet e vaskave natyrale janë të lëmuara dhe shpesh gjatë muajve të nxehtë janë pishinat ideale për të freskuar trupin. Kujdes! Vaskat nuk janë të përshtatshme për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit!

Gdhendja

Gurët e stërmëdhenj janë kryesisht të bardhë, por dallohet në damarët e tyre edhe një tonalitet i lehtë rozë që u jep pamje edhe më të bukur. Vaskat ngrihen mbi një luginë të gjatë, thuajse të zhveshur në shtrat dhe rrethuar nga bimësi e ulët në krahët malorë. Gdhendja që u ka bërë gërryerja e ujërave të borës është e pabesueshme, i ngjan një monumenti gjigand të skalitur prej shumë skulptorëve njëherësh.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Liqenet akullnajore të qafës së Pejës

Liqenet akullnajore të qafës së Pejës

Liqenet akullnajore në qafë të Pejes

Qafa e PejesPër të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit