Molla e Shoshit

Molla e Shoshit

Molla e Shoshit

Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze  liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit.

Shtegu i ecjes per tek Molla e Shoshit

Molla-e-ShoshitPer te apasionuarit pas ecjeve malore, fshati Molla e Shoshit eshte nje nga atraksionet qe mund te vizitoni nderkohe qe jeni vendosur me pushime ne Lumin e Shales, prane Blinit te Gurit te Lekes.

Molla e Shoshit eshte nje fshat i vogel i vendosur ne nje pllaje te vogel ne lartesine rreth 600 mt. mbi nivelin e detit, ose nje disnivel prej rreth 350 mt nga Lumi i Shales.

Duke u nisur nga njera prej bujtinave te vendosur ne Lumin e Shales ky itinerar zgjat 1.5 ore ecje ne ngjitje mes pyjeve e shpateve malore, duke shijuar e ekploruar zonen perreth ne gjithe magjine qe Zoti e ka bekuar kete zone, me nje flore e faune te pasur. Ne afersi te fshatit, ne hyrje te tij, gjendet dhe kroi i fshatit, nje burim natyrore prane te cilit mund te pushohet e rifurnizohesh me uje.

Nje ecje ne luginen e vogel qe karakterizon terrenin e ketij fshati mund te na mundesoje njohjen e kthimin prapa ne kohe, duke veshtruar nga afer jeten e veshtire e te izoluar qe kishin banoret e ketij fshati ne kohet e hershme apo edhe gjate komunizmit.

Fshati Molla e Shoshit

Molla e Shoshit eshte tashme ne ditet e sotme nje fshat i pabanuar.  Ato 12 shtepi banimi qe ka patur deri ne fillim te viteve ’90 qendrojne akoma sot ne kemb si kulla te bragtisura. Banoret e kesaj zone jane nga fisi i Shoshit, pjese e Dukagjinit dhe rajonit te Shkodres.

Ky fshat i izoluar te vetmen lidhje me rrjetin kombetar te rrugeve ka patur nje rruge kembesore 3 ore ecje deri ne fshatin Ndreaj, qender e njesise administrative Shosh. Tashme me zhvillimin territorial ne zonen e Lumit te Shales ky fshat mund te lidhet e te siguroje nje akses me te shkurter, me te shpejte e me te lehte me qytetin dhe civilizimin.

Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze  liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Lumi Shalës – Shosh – Theth

Lumi Shalës – Shosh – Theth

Lumi Shales – Shosh – Theth

Shtegu me i ri i kalimit ne Alpe

Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth, që lidh Blinin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën është shtegu më i ri i markuar në Shqipëri. Në gjurmët e një shtegu shekullor, me nje gjatesi prej 12 km, shtegu që përshkon skajshmërisht dy nga fiset më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin.

 

Cfarë të besh në Lumin e Shalës

Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth është shtegu më i ri në Shqipëri, i gatshëm për tu përshkuar nga çdo grup turistik.

Në muajin Korrik 2020 u bë markimi i shtegut që lidh Lumin e Shalës, Blinin e Gurit të Lekës me Thethin, pra shtegu që përshkon skajshmërisht dy fiset nga më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin.

Për mëse 12 km, dhe 6 ore ecje te moderuar ne kembe, nga Blini të Gurit të Lekës e deri në Lotaj prane Bujtines Binoshaj, një nga shtigjet më panoramike malore në Shqipëri, rajon e më tej.

Nga fshati Lotaj e deri ne Theth udhetimi vazhdon me nje transferte lokale me 4WD apo automjete te tjera lokale qe duhet te kalojne ne rrugen e vjeter qe lidh Thethin me Shkodren, buze Lumit te Shales dhe eshte nje rruge e paasfaltuar per rreth nje ore udhetim.

Biodiversiteti dhe pejsazhi

Kulla shekullore, kazhnjete gështenjash nga do që të hedhesh syrin, drurë frutorë dhe jo frutorë aq të lartë sa duket sikur kapin qiellin, bimësi e lule të  pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza.

Ky shtegu kalon mes për mes dy kanjoneve të paimagjinueshme që vetëm në “eksplorer natyra” mund të keni parë. Vargmale, kreshta e fjorde që duken sikur zbresin lartë prej qielli, pikjatë e në Lumin e Shalës e të “Stupes” Lumin e Shoshit, që ndan fisin e Shoshit përmes.

Atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë.

Ky markim është bërë vullnetarisht nga Prof. Zef Gjeta, Masterchef Sokol Prenga, njohesi ekspert i alpeve Ndoc Mulaj dhe disa perfaqesues te bujtinave nga keto destinacione, të cilët punuan pa pushuar për tre ditë me radhë, në hapjen dhe markimin e këtij shtegu shekullor që lidhte Blin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Kanioni i Stupes

Kanioni i Stupes

Lumi i Stupes

Eksploroni shtigje të reja përreth Lumit të Shales ku mund të bëni një ecje aktive, notoni apo peshkoni, të merrni rreze dielli në tarraca të pashkelura e larg turmës, të zhyteni në ujrat e kristalta ku bashkohen “Stupja” me Lumin e Shalës. 

Ecje – Eksporim – Zhytje

Grykëderdhja e Lumit të Stupes është kthyer në një atraksion për ata që vizitojnë Lumin e Shales dhe bujtinat në Blinin e Gurit të Lekës. Për të arritur tek grykederdhja e lumit të Stupes, aty ku bashkohet me Lumin e Shales, nevojiten 20 min ecje buzë lumit të Shales duke u futur e dalur nga uji disa here. Largesia nga tre bujtinat është rreth 1 km.

Ky atraksion është bërë terheqës për të gjitha ata njerëz që duan të eksplorojnë zonën me shume dhe bejne kete ecje deri ne “Stupe” për kënaqësine e ekplorimit. Gjithashtu në këtë zone lumi formon tarraca të përshtatshme për plazh dhe mundesi zhytjeje në ujera më të thella e zona të pashkelura.

Rreth lumit të Stupes

Lumi i Stupes fillon si një perrua në malesinë e Shoshit, mbi fshatin Balza e merr madhesinë e një lumi duke u bashkuar me burime të tjera të shumta si lugjet e Kirit, dhe ka një gjatësi rreth 5 km derisa bashkohet me Lumin e Shales në afersi të Blinit të Gurit të Lekes, e sëbashku derdhen në liqenin e Komanit.

Lumi i “Stupes” ndan fisin e Shoshit mespërmes, duke kaluar mes vargmalesh, kreshtas e fjordesh që duken sikur zbresin lartë prej qiellit; duke pershkuar atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë.

Vendbashkimi i i Lumit të Stupes me Lumin e Shales është kthyer në një destinacion me vehte në afersi të Lumit të Shales, si një vend me tarraca për plazhe private dhe thellësine e mjaftueshme për zhytje e not.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Guri i Lekës

Guri i Lekës

Guri i Lekës

Ecje përreth Blinit të Gurit të Lekës

Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes. Një shteg i markuar malor për një ecje dy orë vajtje-ardhje.

Cfarë të bësh në Lumin e Shalës?

Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes.

Një shteg malorë që fillon nga bujtinat buzë Lumit te Shales, në zonën e Blinit të Gurit të Lekës, aty ku bashkohet me liqenin e Komanit, për një orë ecje në ngjitje arrin në vendin e quajtur nga banorët ‘Guri i Lekës’.

Ecja mund të konsiderohet e shkallës së lehte në të moderuar, qe kalon permes pyjesh e lëndinash, burime e përrenj dhe pamje panoramike natyrore.

Guri i Lekës

Ky ‘gur’ shkëmb mali, ndodhet në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin e kesaj krahine, Lekë Dukagjinin.

Vendndodhja e ketij guri ka nje pozicion strategjik vrojtimi në zonë, nga i cili Leka mund te kontrollonte një fushepamje prej 300 gradë. Nga ky gurë, Leka, ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet.

Lekë Dukagjini ishte prijesi i fisit te Dukagjinit, i cili pasoi udhëheqjen e Skënderbeut edhe për 10 vjet të tjera pas vdekjes së tij. Në vitet e tij të fundit të jetës thuhet se ishte tërhequr dhe ishte vendosur pikerisht në këtë zonë për tu mbrojtur nga përndjekja e turqeve. Në këtë vend ai ishte i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit.

Shpella e Lekës

Jo shume larg ‘Gurit te Lekës’, disa qindra metra, gjendet një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit.

Edhe kjo shpellë ka marre emrin ‘Shpella e Lekës’, pasi në bazë të gojëdhënave mendohet që vet Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Gjithsesi, nuk gjëndet asnjë dokument që të vërtetojë ku i kaloi vitet e fundit të jetës Lekë Dukagjini, as për kohën apo vendvarrimin e tij.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com