Lumi Shalës – Shosh – Theth Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Lumin e Shales Lumi Shales – Shosh – Theth Shtegu me i ri i kalimit ne Alpe Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth, që lidh Blinin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën është shtegu më i ri i markuar në Shqipëri. Në gjurmët e një shtegu shekullor, me nje gjatesi prej 12 km, shtegu që përshkon skajshmërisht dy nga fiset më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin. Cfarë të besh në Lumin e Shalës Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth është shtegu më i ri në Shqipëri, i gatshëm për tu përshkuar nga çdo grup turistik. Në muajin Korrik 2020 u bë markimi i shtegut që lidh Lumin e Shalës, Blinin e Gurit të Lekës me Thethin, pra shtegu që përshkon skajshmërisht dy fiset nga më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin. Për mëse 12 km, dhe 6 ore ecje te moderuar ne kembe, nga Blini të Gurit të Lekës e deri në Lotaj prane Bujtines Binoshaj, një nga shtigjet më panoramike malore në Shqipëri, rajon e më tej. Nga fshati Lotaj e deri ne Theth udhetimi vazhdon me nje transferte lokale me 4WD apo automjete te tjera lokale qe duhet te kalojne ne rrugen e vjeter qe lidh Thethin me Shkodren, buze Lumit te Shales dhe eshte nje rruge e paasfaltuar per rreth nje ore udhetim. Biodiversiteti dhe pejsazhi Kulla shekullore, kazhnjete gështenjash nga do që të hedhesh syrin, drurë frutorë dhe jo frutorë aq të lartë sa duket sikur kapin qiellin, bimësi e lule të pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza. Ky shtegu kalon mes për mes dy kanjoneve të paimagjinueshme që vetëm në “eksplorer natyra” mund të keni parë. Vargmale, kreshta e fjorde që duken sikur zbresin lartë prej qielli, pikjatë e në Lumin e Shalës e të “Stupes” Lumin e Shoshit, që ndan fisin e Shoshit përmes. Atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë. Ky markim është bërë vullnetarisht nga Prof. Zef Gjeta, Masterchef Sokol Prenga, njohesi ekspert i alpeve Ndoc Mulaj dhe disa perfaqesues te bujtinave nga keto destinacione, të cilët punuan pa pushuar për tre ditë me radhë, në hapjen dhe markimin e këtij shtegu shekullor që lidhte Blin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Kanioni i Stupes Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Lumin e Shales Lumi i Stupes Eksploroni shtigje të reja përreth Lumit të Shales ku mund të bëni një ecje aktive, notoni apo peshkoni, të merrni rreze dielli në tarraca të pashkelura e larg turmës, të zhyteni në ujrat e kristalta ku bashkohen “Stupja” me Lumin e Shalës. Ecje – Eksporim – Zhytje Grykëderdhja e Lumit të Stupes është kthyer në një atraksion për ata që vizitojnë Lumin e Shales dhe bujtinat në Blinin e Gurit të Lekës. Për të arritur tek grykederdhja e lumit të Stupes, aty ku bashkohet me Lumin e Shales, nevojiten 20 min ecje buzë lumit të Shales duke u futur e dalur nga uji disa here. Largesia nga tre bujtinat është rreth 1 km. Ky atraksion është bërë terheqës për të gjitha ata njerëz që duan të eksplorojnë zonën me shume dhe bejne kete ecje deri ne “Stupe” për kënaqësine e ekplorimit. Gjithashtu në këtë zone lumi formon tarraca të përshtatshme për plazh dhe mundesi zhytjeje në ujera më të thella e zona të pashkelura. Rreth lumit të Stupes Lumi i Stupes fillon si një perrua në malesinë e Shoshit, mbi fshatin Balza e merr madhesinë e një lumi duke u bashkuar me burime të tjera të shumta si lugjet e Kirit, dhe ka një gjatësi rreth 5 km derisa bashkohet me Lumin e Shales në afersi të Blinit të Gurit të Lekes, e sëbashku derdhen në liqenin e Komanit. Lumi i “Stupes” ndan fisin e Shoshit mespërmes, duke kaluar mes vargmalesh, kreshtas e fjordesh që duken sikur zbresin lartë prej qiellit; duke pershkuar atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë. Vendbashkimi i i Lumit të Stupes me Lumin e Shales është kthyer në një destinacion me vehte në afersi të Lumit të Shales, si një vend me tarraca për plazhe private dhe thellësine e mjaftueshme për zhytje e not. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Guri i Lekës Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Lumin e Shales Guri i Lekës Ecje përreth Blinit të Gurit të Lekës Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes. Një shteg i markuar malor për një ecje dy orë vajtje-ardhje. Cfarë të bësh në Lumin e Shalës? Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes. Një shteg malorë që fillon nga bujtinat buzë Lumit te Shales, në zonën e Blinit të Gurit të Lekës, aty ku bashkohet me liqenin e Komanit, për një orë ecje në ngjitje arrin në vendin e quajtur nga banorët ‘Guri i Lekës’. Ecja mund të konsiderohet e shkallës së lehte në të moderuar, qe kalon permes pyjesh e lëndinash, burime e përrenj dhe pamje panoramike natyrore. Guri i Lekës Ky ‘gur’ shkëmb mali, ndodhet në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin e kesaj krahine, Lekë Dukagjinin. Vendndodhja e ketij guri ka nje pozicion strategjik vrojtimi në zonë, nga i cili Leka mund te kontrollonte një fushepamje prej 300 gradë. Nga ky gurë, Leka, ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet. Lekë Dukagjini ishte prijesi i fisit te Dukagjinit, i cili pasoi udhëheqjen e Skënderbeut edhe për 10 vjet të tjera pas vdekjes së tij. Në vitet e tij të fundit të jetës thuhet se ishte tërhequr dhe ishte vendosur pikerisht në këtë zonë për tu mbrojtur nga përndjekja e turqeve. Në këtë vend ai ishte i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit. Shpella e Lekës Jo shume larg ‘Gurit te Lekës’, disa qindra metra, gjendet një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit. Edhe kjo shpellë ka marre emrin ‘Shpella e Lekës’, pasi në bazë të gojëdhënave mendohet që vet Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Gjithsesi, nuk gjëndet asnjë dokument që të vërtetojë ku i kaloi vitet e fundit të jetës Lekë Dukagjini, as për kohën apo vendvarrimin e tij. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Qafa e Valbonës Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Luginen e Valbones Qafa e Valbonës Nje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones. Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon. Kalimi Valbonë – Theth Nje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones. Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon. Qafa malore qe lidh Thethin me Valbonë e merr emrin nga kjo e fundit, Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 mt, mbi nivelin e detit e rrethuar nga maja të tjera me të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj. Shtegu i kalimit këmbesor fillon egzaktesisht në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam i Shalës, në pjesen e siperme të lugines së Valbonës dhe konsiston ne 9.5 km shteg nga kjo pikë e deri ne Gjelaj e Thethit (fundi shtegut te shenuar me viza bardh e kuq). Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahet, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë. Ajo që duhet thenë ështe se nëse e filloni ecjen nga Valbona ky itinerare ështe më i lehtë për tu pershkruar. Kjo pasi ka një disnivel më të vogel për të pershkuar (rreth 630 mt) nderkohe qe disniveli nese fillohet nga Thethi eshte rreth 850 mt nga Thethi në qafë. Ecja drejt Qafes se Valbones mund te filloje nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbones ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar. Qafa e Valbones mund te arrihet në 2.5 – 3 orë, bashke me ndalesat, nga cilido krah që ta nisesh ecjen tënde. Në total ky shteg merr 6-7 ore ecje në total. Niveli i veshtiresise: Moderate Burimi i Valbones Gjate ngjitjes së shtegut për në Qafën e Valbonës, pas rreth një ore ngjitje e nje niveli të moderuar veshtiresie, do te arrijme vend-ndalesën e pare të pushimit, prane Simoni Kafe, ku gjendet dhe burimi kryesorë i lumit të Valbonës. Ky burim gjendet ne lartesine 1528 mt, nuk shterron asnjehere, dimer as verë, ku furnizon edhe Ujvarën e Valbonës, në Rragam vetem pak metra me poshte në nivel. Ky burim sherben si vend pushimi për ecjen tuaj malore që e bejne kalimin e Qafës së Valbonës dhe për të rimbushur ujë gjithashtu. Edhe nga krahu tjeter i Parkut Kombetar te Thethit gjendet një burim tjeter qe sherben gjithashtu si vend-pushimi dhe rimbushje e ujit. Kjo lehteson peshen dhe sasine e ujit qe çdo person duhet të ketë me vete gjatë kësaj ecjeje malore. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Liqeni Xhemes ne Luginen e Valbones Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Luginen e Valbones Liqeni Xhemës në Luginën e Valbonës Xhema’s Lake is a natural lake placed within Valbona National Park Liqeni Xhemes eshte nje liqen natyrore i vendosur ne hyrje te zones se banuar te fshatit Valbone, pjese e Parkut Kombetar te Valbones. Ky eshte nje atraksion i arritshem nga cdo grupmoshe, i shkalles se veshtiresise “i lehte”, i pershtatshem per nje ecje me familjen apo per nje shetitje pasditjeje – para darke. Ne hyrje te lugines, buze rruges nacionale te asfaltuar, ju gjeni tabelen orientuese dhe mund te ndiqni shtegun ne menyre autonome edhe pa ndihmen e nje guide. Shtegu kalon permes pyllit te gjelberuar ne pranvere apo atij te kuqerremte, te arte ne vjeshte. Liqeni furnizohet nga nje burim i tij nga toka dhe ka nje ngjyre blu te magjishme ne pranvere. Ne periudhen e gushtit ai thahet dhe e humbet magjine e tij duke u kthyer pak a shume ne nje mocal. Gjithesesi, ecja deri ne kete destinacion ne zbulimin e natyres ne pergjithesi ja vlen ne cdo stine. I arritshem nga cdo bujtine e zones ne harkun kohore prej 15-45 min maksimumi nga bujtina me e larget. Contact us Would you like to visit this destination? We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more. Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com FollowFollowFollowFollowFollow
Hotel Alpini Lepushë Mar 17, 2018 | Akomodim ne Kelmend, Destinacione ne Kelmend, Thethi-Hotels Lepushë, Malësi e Madhe Hotel Alpini Guesthouse Alpini is set in Lëpushë. Among the various facilities of this property are barbecue facilities, a garden and a terrace. Guests can enjoy mountain views. Booking & Contact Phone: +355 69 452 4246 Room Rates Starting From 25 euro/person Bed & Breakfast Hotel Alpini Lepushe, located 54 km from Shkoder, features free shuttle bus service, airport shuttle bus service and laundry service. Maja e Trojanit is 2.9 km from the guest house, while Prokletije Mountains is 3.3 km away. Durres is 138 km away, while Qafa e Bordolecit is set close to the venue.Kisha e Shna Prendes is also located near the accommodation. Certain units include a CD player, direct dial telephone and a separate toilet. Towels and slippers can also be found in each room. In the morning, guests can enjoy a continental breakfast at the restaurant. Discover all the flavours of Lepushe in the hotel’s gastronomic restaurant where you can taste local delicacies.The ski facilities include a storage for belongings and ski equipment. Podgorica is 39 km from Guesthouse Alpini, while Kolašin is 36 km from the property. Important information Check-in: from 10:00 until 23:59 Check-out: from 08:00 until 09:00 Extra beds/cots A cot for all children under the age of 2 is provided for free. All children under the age of 12 can be accommodated in an extra bed for € 25 per person per night. Older children/adults can stay in an extra bed at the price of € 30 per person per night. Standart rates in Alps Average €35/night No matter if you want to visit and stay in Theth, Valbone, Komani Lake, Shala River, Lepushe or Curraj we can find an accommodation for you. Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com FollowFollowFollowFollowFollow Guesthouse Alpini Location