Kulla e ngujimit Kor 4, 2014 | Destinacione, Destinacione Kulturore, Destinacione ne Theth Kulla e ngujimit Kulla tre kateshe ne kete foto asht nje Kulle unikale me krejt trojet Shqiptare. Njihet me emrin “Kulla e Ngujimit”.Kullen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj, e Pemend Baroni Nopça, po ashtu edhe i madhi At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, Kanunit te Maleve… Kulla tre kateshe ne kete foto asht nje Kulle unikale me krejt trojet Shqiptare… Njihet me emrin “Kulla e Ngujimit”…Kullen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj, e Pemend Baroni Nopça, po ashtu edhe i madhi At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, Kanunit te Maleve… Kur e degjojne sintagmen “Kulla e Ngujimit” njerezit menjehere mendojne nje familje te ngujuar aty!? …Pershtypje krejtesisht e gabuar! Kulla ne realitet ka pase funksion krejt tjeter… Kur ka ndodhe qe jane vra malesoret mes veti, (per fat te keq kjo ka ndodhe!), atehere njerezit kane ra ne gjak! Fill mbas Vrasjes jane thirre pleqte njohes dhe zbatues te Kanunit te Lekevet… Nga ana e pleqve eshte kryer hetimi, si ka ndodhe vrasje, rrethanat e sa gjaqe mund te jene hape! Gjate procesit te hetimeve personi qe ka bêre vrasjen eshte sjelle i carmatosur dhe i shoqeruar me roja te kjo Kulle ku eshte mbajte i mbyllun, eshte marre ne pyetje nga pleqte si e qysh ka ndodhe vrasja! Ai qe ka kryer vrajsen eshte mbajte pastaj aty ne Kulle derisa Pleqnia kane dale me vendim te pleqnuar mire! Asnjeri nuk ka guxuar te afrohet aty te Kulla sepse pleqte jo vetem qe kishin autoritet bazuar ne Tradite por kishin edhe autoritet praktik… Kishin disa djem te zgjedhur per trimeri qe ishin roje aty te ajo Kulle! Po ata djem ishin ata qe benin shoqeromin e atij qe kishte bêre vrasjen deri te Kulla!… Pra Kulla e Ngujimit ka pase luajte rolin e Paraburgimit te sotem, Pleqte luanin rolin e Gjykatesit kurse djelmnia qe bente roje luajte rolin e Policise! Shumekush e gjykon Kanunin e Maleve, Kanunin e Lekevet pa e njohur fare!?… “Kanuni nxit gjakmarrjen!” -shohim nganjehere tituj artikujsh shkruar nxitimthi nga gazetaruce te porsadale nga veza qe kujtojne se i vene pikat mbi “i”?! …Kanuni nuk ka nxite gjakmarrjen Kanuni si Kod Penal i kohes ne kushtet e mungeses se shtetit ka qene rregullator dhe ka vendose drejtesine permes ligjit te pranuar nga te gjithe! Te akuzosh Kanunin per nxitje gjakmarrjen eshte njesoj si te akuzosh cdo Kod Penal te botes se sotme moderne per nxitje te Vrasjeve!?…… Ne kete Kulle pleqte shoshitnin se si eshte bêre vrasja dhe nese personi e kishte bêre vrasjen nga halli se ska pase tjeter rruge atehere Pleqnia ka bêre cdo perpjeke te mundshme me e mbylle ate gjak!Nje nga mjetet qe kane perdore ka qene edhe ky mjet… Ne Oden e Kulles silleshin burrat e familjes te se vrarit!Pastaj ne pranime e tyre sillej nje foshnje djale, ne djep dhe djepin e vendosnin permbys me foshnjen me krye poshte!Femija ne djep nuk mund te rrije gjate ashtu krye poshte dhe mbas pak kohe nese nuk sillet mbare foshnja vdes!?…”O Filani!”-i thonin pleqte te Afermit te te vrarit,”A po e fale kete kerthi a po e len me vdeke!?”…E rrinin te gjithe ne ankth duke prite çka do thoshte plaku i Pales te vrare!…Nje rast te tille e pershkruan Edith Durhami e cila ka qene vete aty e pranishme para nje shekulli… ILIR SECI Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Liqenet akullnajore të qafës së Pejës Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Liqenet akullnajore në qafë të Pejes Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Eksplorimi i shpellave Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Eksplorimi i shpellave Thethi has other natural monuments such as caves. The speleologist can see some small caves of extraordinary beauty in Theth such as: Cuckoo Cave, Cave of Shakujve Valley, the “Red” Cave, the Cave in between the stones in the Thethi field “over Ulaj”, Pepes Cave in Okol and Water hole in the neck of Pejë. The Water hole in the neck of Pejë at times of rains issues water, which is supplied by underground glacier lakes: the lakes of Jezerca and Vuthaj. But those that have attracted the attention of many specialists, climbers, speleologist, geographers and geologists, are the enormous caves of Harapi over the Okol and the Cave of Circles over Ulaj. The large size and the interesting phenomena of these caves like underground lakes, siphons, stalactites galleries and stalagmites etc.., in centuries have been the cause of creating legends by residents. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Kanioni i Grunasit Theth Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Kanioni i Grunasit Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Fauna ne Theth Kor 3, 2014 | Destinacione Natyrore Fauna e eger qe gjendet ne Theth Fauna e parkut është e pasur dhe e larmishme. Aty mund të gjesh rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh. Fauna e parkut të Thethit, është e pasur dhe shum e larmishme. Në Parkun Kombëtar të Thethit mund të gjesh rreth 20 lloje gjitarësh, 50-të lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8-të lloje amfibësh. Rëndësi paraqesin gjitarët dhe shpendët e lidhur me pyjet e larta dhe ekosistemet malore e alpine. Ndër gjitarët më të mëdhej të parkut janë: ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), Rrëqebulli (Lynix lynix), dhia e egër (Rubicapra ribicapra), dhe kaprolli (Capreolus capreolus), etj. Në pyllin e lartë nga shpendët mbizotërojnë kryesisht pjestarët e familjes së Fragillidae (4 lloje), dhe Paridae (4 lloje). Përbërës të tjerë më të rrallë janë elementë tipik të pyllit të lartë si: qukapikët (3 lloje), zvarritësi i drurëve (Sitta europea), etj. Në katin e shkurreve hasim lloje të tjera si: gushkuqi (Erithacus rubecula), mëllenja (Turdus merula), larashi kurrizkuq (Lanus collurio), etj. Gjendja e përgjithshme e habitateve është relativisht e mirë. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com