Syri i Kaltër i Thethit

Syri i Kaltër i Thethit

Syri i Kaltër i Thethit

Syri i Kaltër është atraksioni natyrore më i frekuentuar në Theth. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afersisht 7 km larg nga qendra e luginës së Thethit.

Syri i Kalter i Kaprrese në Theth, pjese e Parkut Kombetar Theth, është një pus (Pusi i Zi) me siperfaqe rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë, i cili formohet nga Lumi i Zi qe zbret nga Kaprrea e siperme. I gjendur mes shpatesh shkëmbore dhe të gjelberuara, me thellesine e tij ky pus merr ngjyrat e kaltra dhe te smeraldit në varesi të stines duke formuar një pejsazh magjepsës për të gjithe vizitoret.

Lumi i Zi buron në Majen e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës për tu derdhur në Drin, Koman.

Për te arritur në këtë destinacion mund ta llogarisesh krejtësisht me ecje në këmbë (3.5 ore vajtje) ose të kombinuar me një transfertë dhe ecje në këmb, 20 min transferte dhe 40 min ecje e moderuar. 5 km e para nga Thethi në Nderlysa janë rrugë makine rurale që gjarpëron bri lumit të Shalës. Nga Nderlysa tek Syri i Kaltër në Kaprren e poshtme jane 40 min ecje ndër të cilat vetem gjysma e pare është më e veshtire në ngjitje nderkohë që pjesë e dyte është mes pyllit të ahut për të t’u shfaqur surprizues syri i kaltër.

Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Nderlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbesh. Në Ndëelysa sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska ngjyre rozë dhe ujvara, që quhen Vaskat e Gurit ne Nderlysa.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura dhe më të virgjera në Shqiperi.

Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Lumi i ShalësLugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Megjithatë, izolimi dhe mungesa e vizitorëve deri më tani ofron ende kapacitete të kufizuara akomodimi, ndërsa fluksi i të ardhurve nga qytete të ndryshme ka nënvijëzuar shërbimin e dobët dhe ushqimin që lë për të dëshiruar.

Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.

Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë, ku gjen emërtime të tij si për shembull Guri i Lekës, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve.

Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur dy njësi akomoduese, Blini Park dhe Eagle Land të cilët janë ngritur me shum veshtersi nga dy familje ku familja e Blini Park është kthyer nga Sudeia për të mbrojtur edhe truallin e të parve të tij, ndersa Eagle Lands është ngritur nga një familja e Mollës së Shoshti me banim në Shkodër prej shum vitesh dhe e rikthyer.

Rruga për të shkuar deri në këtë destinacion me panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana apo nga Shkodra bëhet shum heret ne mëngjes ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në digen e Komanit në Vaut e Dejës dhe rreth 1.5 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.

Rruga nga stacioni i Komanit është me varka të cilat nisen cdo ditë rreth orës 10 të mengjesit edhe me porosi për grupet të cilat na kontaktojnë përpara se të vijnë në stacion. Varka kanë kapacitet me rreth 20 vende vihen në dispozicion të vizitorëve për të shijuar nga afër pikat interesante të liqenit të Komanit dhe të lumit të Shalës.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher.

Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te bukur te Shqiperis, ka nje bukuri te pashoqe. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas. Megjithatë, e gjithë kjo industri turistike e ngritur mbi traditën e mikëpritjes dhe bukuritë e natyrës në zemrën e Alpeve Shqiptare rrezikon të zhduket, dhe bashkë me të, edhe të ardhurat me anë të të cilave banorët e këtyre zonave sigurojnë jetesën.Lumi i Valbonës bashkohet me lumin e Gashit i cili eshte pasuri qe mbrohet nga UNESCO se bashku me pyllin e ahut qe eshte ne te dy anet e tij.

Në lumin e Valbonës mundet të peshkohet dhe të bëhet kanotazh me grupe te vogla dhe të aventurës, për ata që duan aventurën.

Lumi i GashitLumi i Gashit në Tropojë me pyllin e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën. Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan.

Gjeologjia dhe hidrogjeologjia e zonës!

Në bazenin e lumit të Gashit përhapen shkëmbinjtëme moshë gjeologjike nga më të vjetrit në Shqipëri. Ato përfaqësohen nga shkëmbinjterigjenë,vullkano-sedimentar dhe gëlqerorë pak të metamorfizuar. Shkëmbinjtë terrigjenë e vullkanikë i ndan masivi granodiorit i Torkuzit. Depozitimet me moshë më të re janë depozitimet në tarracat e vjetra lumore.

Lumi i Cemit së bashku me kanionin e vet, me bukuritë e rralla fantastike dhe me ujin e pastër i takon grupit të lumenjve shumë atraktiv dhe më të bukur Cemi Rivertë Europës, lum ky që gjatë tërë vitit e posaçërisht gjatë verës është shumë i vizituar nga dashamirët vendas të natyrës por edhe të huaj.
Cemi (lumi i vetëm në Malësi) në këto vise paraqet një potencial të rëndësishëm natyror dhe turistik. Në lumin e Cemit mundet te lundorohet me Kano dhe mundet te peshkohet, nga ku mundet te gjeni peshkun e dhojit torfte me pika te kuqe.

Lumi buron në pjesën perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri, në kuotën 1650m.
Gjatësia e lumit është 62km. Lumi formohet prej dy degëve kryesore Cemit të Selcës (22.5km) dhe Cemit të Vuklit (17.9km), të cilat mbasi përshkojnë disa kilometra bashkohen te Tamara dhe formojnë lumin e Cemit.

Cemi derdhet në lumin Moraça, të cilët së bashku furnizojnë me ujë Liqenin e Shkodrës.
Gjatë verës Cemi shndërrohet në një mjedis atraktiv e tërheqës për pushues të ndryshëm që i preferojnë mrekullitë e këtij lumi, ku duhet veçuar pikën e Tërgajës, e cila është bërë vend për larje (plazh), pushim e rekreacion për banorët e Malësisë.

Lugina e Kirit në Shkodër është një ndër zonat më të bukura në veri të vendit, e cila është vetëm pak kilometra larg qendrës së Shkodrës. Kjo zonë është “zbuluar” jo më shumë se 4 vite nga vetë shkodranët të cilet po e frekuentojnë masivisht për fundjavë.

Kiri RiverUjë i kristaltë, i kirit e ka marrë emrin sepse buron ne fshatin Kire te Dukagjinit. Lugina nga ku kalon eshte nje kanion jashtezakonisht i bukur dhe i lundureshme per aventurieret qe duan te notojne me kanor. Ky lume gjate zbritjes se tij neper kaion krijon vaskat shum te vecanta neper guret e ketij lumi. Ne lumit e Kirit ka nje kanion, nga me te bukurit ne Shqiperi dhe nje pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit nga ku buron deri kur derdhet ne lumin bunes.

Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët,por dhe për sportet ujore.

Kiri është një fshat ne njesin Administrative Pult, ne Bashkin Shkoder ku në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”. Emrin e këtij fshati e mban edhe lumi i cili buron nga shpatet e Bigës, Ndërkjores e Qafës së Bëshkasit dhe derdhet në Drin pranë Kalasë së Shkodrës.

Me sa duket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit, sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala. Mbi këtë lum qëndron Ura e Mesit e ndërtuar gjatë sundimit osman. Sot, kanionet e këtij lumi në rrjedhën shkëmbore të tij,janë kthyer në një atraksion për turistët e natyrës,të plazheve lumore,të sporteve të ujit që vazhdojnë edhe në këto ditë të ngrohta shtatori.

Shala-river-tour-coverLumi i Shales, eshtë një mrekulli e cila mundet te shijohet ne bukurit qe ka qe ne ku linde ne Theth e derisa derdher ne liqenin e Komanit. Të shikosh këtë oaz aty ku Shala përqafohet me Drinin, tashmë liqeni i Komanit. Ky lumë vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. Vendi ku sot ka marrë një emer të jashtëzakonshme quhet edhe “Blini i Gurit t’Lekës”, sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij, prijësi i Dukagjinit, Leka.

Lugina e Shalës, që nga Thethi e deri aty ku bashkohet me liqenin ështe një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

GuestHouse Villa Gurra – Theth

GuestHouse Villa Gurra – Theth

Theth Albania

Guesthouse Villa Gurra

Gurra Hotel is nestled at the entrance of Theth. This hotel has 10 years of its exploration and its well-known for the big focus of local and foreign tourists. The hotel is managed by a young couple, who are owners, and they do this work with a lot of satisfaction.

Booking & Contact

Center Theth

Phone: +355 69 44 20 043

Room Rates Starting From €35 per night

To talk about geography hotel is nestled 16 km far from the peak of Thore and surrounded by the beauty of Arapi, Jezerca, Danella, and Peja mountains. This hotel is building totally of wooden and stone, which is typical for this region. It has 13 rooms. The first floor has a Restaurant made by the stone which offers high-quality foods, which are prepared by first-rate cookers. Also, we organized evening parties at the weekend with traditional northern music. But these evenings are also companies with fireplace in the behind area of the hotel. On the second floor, there are six rooms: 2 -double bedrooms and four triple rooms. On the third floor are five rooms: 1 double room and three family rooms and for friends group. While in the last one are placed just two family rooms. Every room has a bathroom. It also has three large terraces. The prices are responsible and depends on the season. In the summer prices go from 25-50 euro, while in other season are cheaper, from 20-40 euro. But also we can’t forget to talk to the front of the hotel which is equipped with seven tables, where you can enjoy and taste the food in front of the Shala River, which is just some steps away from the hotel. So if you want to have an unforgettable full holiday here is the best option.

Shower

Room Facilities

Balcony

Room Facilities

Desk

Room Facilities

Free toiletries

Room Facilities

toilet

Room Facilities

Bathroom

Room Facilities

Carpeted

Room Facilities

Hardwood/Parquet

Room Facilities
Standart rates in Alps

Average €35/night

No matter if you want to visit and stay in Theth, Valbone, Komani Lake, Shala River, Lepushe or Curraj we can find an accommodation for you.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Guesthouse Villa Gurra Theth Location

Drejtuar Z. Rama per mbrojtien e Alpeve nga masakra e hidrocentraleve !

Drejtuar Z. Rama per mbrojtien e Alpeve nga masakra e hidrocentraleve !

Projektet e hidrocentraleve ne Valbone kane ngjallur shqetesim edhe ne kompanite turistike ne Angli, siç eshte Kompania “Black Mountain LTD” me Drejtuese Hayley Wright, e cila i ka derguar edhe nje leter kryeministrit Edi Rama, ku percjell shqetesimin e saj …

Këtë leter po e publikojme ketu me lejen e saj …

“…Klientët tanë të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe jane njohur me mikpritesit lokalë kanë qenë të kënaqur me përvojat e tyre dhe rrine duke përmendur mjedisin natyror spektakolar si dhe kulturën autentike. Ne te vërtetë udhetimi i njohur si “Shtegu i Majave te Ballkanit” qe kalon ne rajonin nga Thethi ne Valbonë ka fituar famë ndërkombëtare si një nga destinacionet me të pelqyera boterisht per ngjitje dhe ecje malore.

Ne kemi dëgjuar keto kohët e fundit lidhur me planet për të zbatuar një projekt hidroenergjetik në Valbonë. Mbasi e pamë këtë çështje me vemendje ne jemi shumë të shqetësuar lidhur me këtë propozim. Sot ne Europë ka shumë pak rajone të tilla, te egra, te pa prishura nga dora e njeriut . Valbona është një nga ato te pakta. Pasojat e mundshme të ndertimit te hidrocentrale do të ishin shkatërrimtare për mjedisin, për komunitetet lokale dhe trashëgimisë e tyre kulturore dhe për industrinë e turizmit në rajon.

Në botën e sotme, vlera gjendet gjithnje e më shumë në ato fusha të cilat nuk janë te “mbi-zhvilluara” dhe që ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe natyrore.

Ne respekt ju nxisim që të rishqyrtoni këtë propozim, dhentë vendosni për të ruajtur kulturën a

utentike dhe mjedisin e paprishur për të ardhmen e vendit tuaj.”

Shkruan
Hayley Wright

Drejtuese e Kompanise

“Black Mountain Ltd” me qender ne Londer, Angli.