Jul 2, 2015 | Blogs from Albanian Alps
Evenimenti i “Ditës së Bjeshkës” u zhvillua sot në Parkun Kombëtar të Thethit, me qëllimin promovimin e vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës. “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon zgjerimin e kësaj zone, duke nisur nga Vermoshi deri në Valbonë, që do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe dy parqet kombëtare ekzistuese; Parkun Kombëtar të Thethit dhe atë të Luginës së Valbonës. Kështu, Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe të propozuar prej 85 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend”, deklaroi gjatë aktivitetit Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM.
Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Është një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Veriut, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Bën pjesë në komunën e Shalës të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërsëritshme të tilla si: maja e Radohimës (2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m), Alisë (2471 m) etj. Poshtë në luginë, shtrihet fshati piktoresk i Thethit. Mes alpeve, shkëmbinjve historikë, gjelbërimit verbues dhe burimeve të kristalta, lugina e Thethit dallohet për klimën e ashpër në dimër dhe të freskët në verë. Një burim i mrekullueshëm në këtë zonë është dhe Ujëvara e Grunës, e shpallur monument natyre me vendim qeverie, në vitin 2002. Parku është i njohur për bimësinë e tij të pasur. Dallohet për pyje të harlisura dhe shumëllojshmëri bimësh, mes të cilave edhe ato medicinale. Vlerat ekologjike të tij lidhen me drurët e ahut (Fagus sylvatica), të cilët formojnë pyje shekullore. Më shumë se 25 lloj gjitarësh, zogjsh dhe zvarranikësh janë pjesë e faunës. Parku Kombëtar i Thethit, vizitohet çdo vit nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj. Krahas bukurisë, ekoturizmit, njohjes së biodiversitetit të larmishëm të këtij parku, turistët mund të shkojnë për alpinizëm, peshkim etj. Ky Park Kombëtar përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 litra/sek dhe është i pasur me troftën e malit.
by Gjecaj | July 11, 2021 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | April 28, 2021 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | December 8, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | October 6, 2020 | Blogs from Albanian Alps, Destinations in Komani Lake | 0 Comments
by Gjecaj | August 29, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | July 27, 2020 | Albanian Alps | 0 Comments
by Gjecaj | July 25, 2020 | Albanian Alps, Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | July 18, 2020 | Albanian Alps | 0 Comments
You’ll want to make sure that you’re well prepared. Known as the accursed mountains, this is one of the most beautiful destinations out there in the world, and is a fantastic untapped playground for those that are seeking adventure.
by Thethi | January 20, 2020 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
by Thethi | December 30, 2019 | Blogs from Albanian Alps | 0 Comments
E shumë dëshiruar, e shumë...
Due to a long and harsh...
Theth, this wonderful unique...
After an impressive journey...
Thethi, eternal love of...
Start (Saturday) 06.00am,...
STARTING FROM €297/PERSON...
STARTING FROM €30/PERSON...
Starting from €60/person...
Starting from €170/person 3...
Theth Albania Vellezrit Guri...
Vermosh Albania Bujtina...
Theth Albania Guesthouse...
Shala River Blini Park Blini...
Shala River Bee Eco...