Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare Tet 6, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare, Destinacione ne Liqenin e KomanitPas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në qytetin më veriorë të vendit, Bajram Currin, apo për 30 min. Të kalosh në Kosovë në pikën kufitare të Qafë Prushit. Me poshtë po ju paraqesim disa nga më të njohurat apo më të kërkuarat nga turistë të ndryshëm. Parku Kombëtar i Valbonës Parku Kombëtar i Valbonës me një sipërfaqe prej 8000 ha, si pjesë e Alpeve shqiptare që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven në lindje, ofron një gamë të gjërë bukurishë natyrore për të vizuar, si maja të thepisura, kreshta e fjorde, lugina, gërce, bimësi e lule të pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza. Udhëtimi me traget është antipasta për këdo që ka vendosur të përshkojë një nga drejtimet e mëposhtme në brendësi të parkut kombëtar të Valbonës. Lugina e Valbonës dhe Kalimi i Qafës së Valbonës për në Theth Kalimi Cerem – Doberdol dhe lidhja me Kosoven apo Malin i Zi. Lumi i Gashit –Unesco Jezerca – Maja më e lartë në Alpet Shqiptare Curraj Eper valley Curraj Eper është qershia mbi tortë për krejt zonën e bukur të Nikaj-Merturit, nje krahinë në mes luginës së Shalës dhe Parkut Kombëtar të Valbonës. Nga vend-ndalesa e tragetit në Fierzë duke marrë drejtimin e Nikaj-Merturit, përmes rruges automobilistike Fierze-Lekbibaj, mund të vazhdohet me ecje ose makinë ne drejtim të Vranes për të përfunduar në Curraj Eper. Nga kjo luginë mund të kombinosh ecje fantastike në shtigje jo shumë të shkelura nga të huaj, shtigje në gjurmë të atyre që banorët lokalë kanë përdorur prej shekujsh, e të vazhdosh drejt Thethit ose drejt Valbones duke kaluar maja malesh edhe mbi 2000 mt lartësi.
Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales Sht 7, 2020 | Destinacione ne Liqenin e Komanit Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shalës buron në Parkun Kombetar te Thethit në Alpet Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh ujerat e te gjitha burimeve te fshatrave te lugines se Shales dhe Shoshit. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri. Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, apo kampingut me cadra ne natyre. Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur tre njësi akomoduese, Blini Park, Bee Eco Guesthouse dhe Eagle Land të cilët ofrojne edhe sherbimin e bar-restorant per pushuesit ne kete zone. Si te arrish ne Shumin e Shales Lumi i Shales mund te arrihet vetem nepermjet udhetimit me varke nga diga e Komanit. Gjenden rreth 40 varka dhe sezonit Prill – Tetor nisen cdo dite ne intervalin kohore mes 09.00-10.00h dhe kthehen serisht ne Koman duke u nisur nga Lumi i Shales rreth ores 15.00h. Nga cilido qytet qe te jeni duke ardhur, per te arritur kete destinacion, ju duhet te ktheheni ne segmentin Bushat – Vau Dejes – Koman, 45 km rruge qe kerkojne rreth 1.5 ore udhetim me makine. Nga Tirana dhe nga Shkodra ka gjithashtu nje linje fikse transporti publik per ne Koman me minibus 14-19 vendesh qe nisen shume heret ne mengjes. Nga Tirana, 04.50 am nga karburant Gazheli; Nga Shkodra 06.30 am nga cdo hotel apo nga pika e Hotel Rozafa. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Rreth Malesis Sht 4, 2020 | Destinacione, Malesi e MadheIn the early twentieth century Edith Durham, a young British explorer, was lured towards Malesia e Madhe, the land of the Great Mountains. Despite many difficulties, she was carried away by the charm of an ancient culture still alive: the land of the living past. To relive the same emotions of Durham, we invite travelers to the discovery of Kelmend, one of the most remote and isolated areas of Northern Albania. The adventure will expose them to unforgettable landscapes, uncontaminated nature, and the exploration of ancient traditions and customs. The unspoiled villages have many treasures to explore and culture to inspire and move. Peace and tranquility will be the outcome of exposure to family life. Family-run traditional guesthouses provide a warm welcome for guests with authentic cuisine for gourmets, uncontaminated nature for the naturalist, and mountains for the adventurous lovers of arduous climbing. Expert and capable guides will lead you through awe-inspiring terrain. All the above is embellished by the wit and hilarity of Kelmendas people making hospitality a sacred law, unchanged over the years, the same that at the beginning of last century led the young lade to fall in love with Northern Albania. Shkreli Natural Regional Park – The Entrance Gate to the Alps A region, part of Malesia e Madhe, located between Thethi National Park and Skadar Lake in Shkodra and Kelmend region in the northwest. It takes higher importance for the diversity of the territory, from the fields of sage and lavender close to Skadar Lake to the valleys of Boga and Razma for an alpine landscape. Another advantage is the near distance with Shkodra 20 km or Montenegro 25 km. The area of Shkreli is well known for the chestnut forest, which constitutes a protected heritage as a natural monument. A few agro-farms, restaurants, and guesthouses offer different exploring and entertainment activities for the visitors.
Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit Gus 29, 2020 | Destinacione, Destinacione NatyroreBurimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit. Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes. Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht. Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen. Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.
Syri i Kaltër i Thethit Gus 29, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Theth Syri i Kaltër i Thethit Syri i Kaltër është atraksioni natyrore më i frekuentuar në Theth. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afersisht 7 km larg nga qendra e luginës së Thethit. Syri i Kalter i Kaprrese në Theth, pjese e Parkut Kombetar Theth, është një pus (Pusi i Zi) me siperfaqe rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë, i cili formohet nga Lumi i Zi qe zbret nga Kaprrea e siperme. I gjendur mes shpatesh shkëmbore dhe të gjelberuara, me thellesine e tij ky pus merr ngjyrat e kaltra dhe te smeraldit në varesi të stines duke formuar një pejsazh magjepsës për të gjithe vizitoret. Lumi i Zi buron në Majen e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës për tu derdhur në Drin, Koman. Për te arritur në këtë destinacion mund ta llogarisesh krejtësisht me ecje në këmbë (3.5 ore vajtje) ose të kombinuar me një transfertë dhe ecje në këmb, 20 min transferte dhe 40 min ecje e moderuar. 5 km e para nga Thethi në Nderlysa janë rrugë makine rurale që gjarpëron bri lumit të Shalës. Nga Nderlysa tek Syri i Kaltër në Kaprren e poshtme jane 40 min ecje ndër të cilat vetem gjysma e pare është më e veshtire në ngjitje nderkohë që pjesë e dyte është mes pyllit të ahut për të t’u shfaqur surprizues syri i kaltër. Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Nderlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbesh. Në Ndëelysa sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska ngjyre rozë dhe ujvara, që quhen Vaskat e Gurit ne Nderlysa. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Molla e Shoshit Gus 28, 2020 | Destinacione, Destinacione ne Lumin e Shales Molla e Shoshit Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit. Shtegu i ecjes per tek Molla e Shoshit Per te apasionuarit pas ecjeve malore, fshati Molla e Shoshit eshte nje nga atraksionet qe mund te vizitoni nderkohe qe jeni vendosur me pushime ne Lumin e Shales, prane Blinit te Gurit te Lekes. Molla e Shoshit eshte nje fshat i vogel i vendosur ne nje pllaje te vogel ne lartesine rreth 600 mt. mbi nivelin e detit, ose nje disnivel prej rreth 350 mt nga Lumi i Shales. Duke u nisur nga njera prej bujtinave te vendosur ne Lumin e Shales ky itinerar zgjat 1.5 ore ecje ne ngjitje mes pyjeve e shpateve malore, duke shijuar e ekploruar zonen perreth ne gjithe magjine qe Zoti e ka bekuar kete zone, me nje flore e faune te pasur. Ne afersi te fshatit, ne hyrje te tij, gjendet dhe kroi i fshatit, nje burim natyrore prane te cilit mund te pushohet e rifurnizohesh me uje. Nje ecje ne luginen e vogel qe karakterizon terrenin e ketij fshati mund te na mundesoje njohjen e kthimin prapa ne kohe, duke veshtruar nga afer jeten e veshtire e te izoluar qe kishin banoret e ketij fshati ne kohet e hershme apo edhe gjate komunizmit. Fshati Molla e Shoshit Molla e Shoshit eshte tashme ne ditet e sotme nje fshat i pabanuar. Ato 12 shtepi banimi qe ka patur deri ne fillim te viteve ’90 qendrojne akoma sot ne kemb si kulla te bragtisura. Banoret e kesaj zone jane nga fisi i Shoshit, pjese e Dukagjinit dhe rajonit te Shkodres. Ky fshat i izoluar te vetmen lidhje me rrjetin kombetar te rrugeve ka patur nje rruge kembesore 3 ore ecje deri ne fshatin Ndreaj, qender e njesise administrative Shosh. Tashme me zhvillimin territorial ne zonen e Lumit te Shales ky fshat mund te lidhet e te siguroje nje akses me te shkurter, me te shpejte e me te lehte me qytetin dhe civilizimin. Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com